Gruia Calin është artist rumun 22-vjeçar. Ajo që e bën të veçohet ky i ri është se falë medieve sociale u bë hit në internet me punën e tij.
Ai krijon figura 3D të personave të famshëm botëror, si Lionel Messit, Cristiano Ronaldos, të personazheve të filmave si Iron Man e Batman.
Calin, për krijimin e këtyre skulpturave shfrytëzon printerë 3D.
Ky artist tani ka miliona ndjekës, të cilët përcjellin vazhdimisht punën e tij, transmeton ‘gazetaexpress’.
Calin ka treguar se pas shpërthimit të pandemisë së COVID-19 ka blerë printerin 3D dhe ka filluar të eksperimentojë në shtëpi.
Ai ka thënë se i pëlqen të “kallajis” ngapak me këto makina, por më së shumti i pëlqen të krijojë skulptura.
“Kur kthehem në shtëpi dhe e di se printeri ndihmon në krijimin e skulpturës që dua, ndihem jashtëzakonisht mirë”, ka thënë ai.
LEXO EDHE: VIDEO E RRALLË: KËSHTU DUKEJ PRIZRENI PARA 50 VITESH