Ia hoqën thonjtë e duarve e këmbëve dhe i hodhën në trup macen…rrëfimi tronditës

Foto ilustrim

Kristale Ivezaj Rama, “Zonja e parë” e Prishtinës, bashkëshortja e Përparim Ramës, kryetarit të kryeqytetit është themeluese e “Ballkan Artist”.

Në vitin 2018 znj. Rama, ishte pjesë e një projekti të rëndësishëm. Bëhet fjalë për projektin “Edhe Muret Kanë Veshë”, ku tregoheshin histori që lidheshin me regjimin komunist.

Vet ajo rrëfeu historinë drithëruese. Tregoi se si stërgjyshes së saj regjimi komunist ia kishin hequr thonjtë e këmbëve e duarve.

“Ajo ishte torturuar, i janë shqyer thonjtë e këmbëve dhe duarve dhe i kanë hedhur në trup një mace, gjersa e kanë goditur, një histori që duket e pabesueshme. Prandaj është e rëndësishme që të vlerësohen kujtimet e këtyre njerëzve që dëshmojnë të vërtetën”, ka treguar ajo, transmeton “dardaniapress”.

Duke sjellë historinë e familjes së saj, Kristale Ivezaj Rama pati theksuar se synonte të mbledhë dëshmi edhe nga shqiptarët që u detyruan të lënë vendin e tyre për shkak të persekutimit dhe vuajtjeve gjatë periudhës së komunizmit.

ObserverKult

Përparim Rama dhe Kristale Ivezaj Rama

———————

Lexo edhe:

E TMERRSHME: NËNA E TË BURGOSURIT NË KOMUNIZËM VRAU VETEN DUKE U HEDHUR NË ZJARR

Rojet e burgjeve, shpesh, përcaktonin vuajtjet e të burgosurve dhe të të afërmëve të tyre. Ndonjëherë madje, u përcaktonin edhe jetën, siç ndodhi me nënën e Gaspër Gasprit, të vetëvrarën e regjimit.

Humori i rojeve apo i Zotit kur kish gatuar shpirtin e tyre, kishte shumë peshë në mënyrën si e kalonin kohën e dënimit të burgosurit. Të futeshe në burg për arsye politike gjatë komunizmit, do të thoshte të hidheshe për ca kohë në ferr: nuk kishe të drejta, nuk kishe shpëtim. Ishe plotësisht në dorë të oficerëve dhe komandantëve të burgut, mes të cilëve sadistët nuk kanë munguar kurrë.

Policët rrihnin, torturonin, mbyllnin në izolim të burgosurit, thjesht për…

Leximin e plotë mund ta bëni këtu.

ObserverKult

Kliko edhe:

“USHTARI SHQIPTAR I PERANDORISË OTOMANE MË 1420”, BOTOHET VEPRA E RE E SANTORIT