Ekspozita “Larg Shpisë” çelet në Muzeun e Kosovës

Ekspozitë

Është çelur ekspozita ‘Larg Shpisë’ e krijuar nga Muzeu Virtual i Refugjatëve në bashkëpunim me Artan Hajrullahu.

Ekspozita ka shfaqur storie nga Muzeu Virtual i Refugjatëve, muze i cili është përkushtuar për shumë vite ofrimit të një hapësire për memorializim dhe dokumentim të përvojave së refugjatëve përmes rrëfimeve audio. Kjo hapësirë kontribuon në njohjen simbolike të vuajtjeve dhe shkeljeve të të drejtave themelore të civilëve gjatë luftës në Kosovë.

“Kjo ekspozitë synon të frymëzojë qytetarët që të bashkohen me ne në kërkesën tonë ndaj institucioneve përgjegjëse për zbatimin e mekanizmave të duhur për ballafaqimin me të kaluarën”.

“Në të njëjtën kohë, rrëfimet synojnë të sfidojnë diskursin publik të njëanshëm dhe etniko-nacionalist lidhur me të kaluarën e Kosovës duke rritur empatinë shoqërore ndaj eksperiencave të civilëve nga të gjitha grupet etnike”, u tha.

Ekspozita është shfaqur në Muzeun Kombëtar të Kosovës.

ObserverKult

——————————

Lexo edhe: “MË I MIRË ISH VARRI SESA MOS ME DITË”, EKSPOZITË KUSHTUAR PERSONAVE TË ZHDUKUR

Në Pallatin e Rinisë dhe të Sportit, në Prishtinë, po qëndron e hapur ekspozita “Më i mirë ish varri sesa mos me ditë”. Kjo ekspozitë është realizuar në kujtim të 1622 personave të zhdukur gjatë konfliktit të armatosur në Kosovë. Ekspozita përfshin periudhën gjatë viteve 1998-2000.

Ekspozita e artistit Driton Selmani, është realizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë. Ndërsa kuratore e kësaj ekspozite është Blerta Hoçia.

Të dhënat e 1622 personave në këtë ekspozitë janë të dhënat e personave të zhdukur me forcë. Gjithashtu edhe të personave të rrëmbyer, të ekzekutuar dhe të fshehur në varrezat masive për më shumë se 20 vite. Ato janë tjetërsuar duke e bërë kërkimin dhe zbulimin e tyre sa vjen e më të ndërlikuar.

Në një shumësi mungesash e të munguarish, simbolikisht, ato janë të paraqitura me gurë si varre. Kjo është një paraqitje e përkohshme dhe kujtim për ta. Gurët, si dëshmitarë të kohës paraqesin elementet përkujtuese për…

Leximin e plotë mund ta bëni këtu.

ObserverKult