Intervista “e çuditshme” me Viktor Zhustin, frika nga vdekja: A do të më gjejë në këmbë?!

Viktor Zhusti

Nga Ilda Lumani

Zilja e telefonit bie pesë herë… Viktori nuk e hap! I çoj një mesazh. Menjëherë më përgjigjet. “Flasim, për gjithçka, veç jo për intervistë. Dakord?”. “Po për motin?”, – i them…

Pas një jave kur edhe intervista kishte përfunduar, dhe ai si një merakli i madh ma sjell në dorëshkrim (sepse këtë herë edhe kompjuteri ishte treguar kapriçoz si ai).

Më thotë gati në mënyrë urdhëruese, me buzëqeshjen e tij nuk e merr vesh njëqind përqind nëse është e vërtetë, gjysmë e vërtetë, në gjendje të lirë, apo ironike, – “kjo është intervista e fundit që të jap”!

Në fakt, nuk është aspak pesimist për kohën që ikën. Përkundrazi! E jeton jetën në një mënyrë të adhurueshme. Me një rregull strikt, ushqehet si vegjetarian, stërvitet, ecën shumë, nuk e përdor makinën në qytet, noton, merret me peshkim dhe ka pasur një periudhë kaq impenjuese sa nuk bëhet!

Pasioni për artin?

Për artin, po se po…

-Ju tremb vdekja?

Nuk më shqetëson vdekja, por në ç’gjendje do jem kur ajo të më afrohet. Nuk dua të më gjejë as shtrirë dhe as duke lënguar.

Do të thoni që këtë nuk e kam unë në dorë.

E saktë! Prandaj dhe bëj ç’kam në dorë.

Ushqehem si vegjetarian, stërvitem, ose eci shumë (makinën e përdor vetëm kur dal jashtë qytetit), notoj, merrem me peshkim. Me një fjalë; të bukurën e ndjej, e shikoj dhe e jetoj në çdo çast, në natyrë a kudo qoftë!

Besoni në Zot? Keni frikë prej tij?

U rrita dhe edukova në një kohë kur Zoti ishte përjashtuar nga arti, jeta dhe fjalori i komunikimit.

Megjithatë as nuk e shaj dhe as nuk ja ngarkoj atij përgjegjësinë për gjithë mangësitë e mia ose ngjarjet e pakëndshme në jetë, të cilat as më kanë munguar dhe as kanë qenë të pakta.

Përkundrazi, për çdo sukses, a lajm të mirë, fjalia e parë që them është “Lavdi Zotit”!

Në këtë moment jeni i lumtur?

I lumtur?! Më mirë po them i plotësuar, ose jo, më falni, më e sakta është “jam mirë”.

Si ndiheni në fund të çdo shfaqje?

Njerëzit nxitojnë të më urojnë dhe unë i pres me buzëqeshje për të treguar që jam i kënaqur. Në të vërtetë jam dyshues dhe pakëz i trishtuar për atë që kam bërë.

Kjo ngaqë besoni se mund ta bënit më mirë?

Nuk e di saktësisht, ndoshta ngaqë më gënjen mendja që mund ta bëja më mirë.

-Po në fund të kësaj interviste?

I çliruar, sepse i thashë gjërat siç i mendoj. Ju faleminderit! Të tjera lajme…/(preferenca.al.com)

—————————

Lexo edhe: ZBULOHET DOSJA SEKRETE PËR RAMIZ ALINË: ÇFARË SHKRUANIN PËR VIKTOR ZHUSTIN…

Publikohet një dokument i panjohur arkivor i nxjerrë nga një dosje voluminoze me siglën “sekret” të Arkivit Qendror të Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së), që i përket vitit 1973, ku ndodhet një raport-informacion i Komitetit të Partisë së rrethit të Gjirokastrës drejtuar Komitetit Qëndror të PPSH-së me temë “Mbi ndikimet e huaja borgjezo-revizioniste në fushën e kulturës dhe të artit e krijimtarinë letrare e artistike”, që është parë nga Ramiz Alia, i cili ka vënë dhe shënimet përkatëse.

E gjithë veprimtaria e aktorëve, piktorëve, muzikantëve, shkrimtarëve dhe artistëve të rrethit të Gjirokastrës, si: Viktor Zhusti, Bashkim Ahmeti, Bekim Harxhi, Fotaq Malo, Pano Çuka, Roland Çene, Dhimo Dhima, Naxhi Kasaruho, Baftjar Çene, Petro Çerkezi, Sefer Pasho, Niko Dhosko, Valentina Mosko., etj., që akuzoheshin nga Komiteti i Partisë së rrethit për “shfaqje të huaja liberale dhe ndikime moderniste”, në punën, krijimtarinë dhe veprat e tyre.

Ashtu siç kemi parë dhe në pjesën më të madhe të kapitujve të këtij libri, pas fjalës së mbajtur nga Enver Hoxha në aparatin e Komitetit Qëndror të PPSH-së dhe Presidiumin e Kuvendit Popullor të Shqipërisë në datat 15 dhe 16 mars të vitit 1973, ku si temë kryesore ishte: “shfaqjet e huaja dhe liberale në art e kulturë e ndikimi i tyre në jetën e vëndit”, fjalë e cila vinte vetëm pak kohë pasi ai kishte kritikuar dhe goditur fillimisht Festivalin e 11 Kombëtar të Këngës në Radio-Televizion që sapo kishte përfunduar në…

Leximin e plotë mund ta bëni këtu.

ObserverKult