Ura e Kurcajt e shekullit XVIII, e vendosur në grykën mbi lumin “Zezë” në Krujë, monument kulture i kategorisë I, i është nënshtruar restaurimit.
Kjo urë është një tjetër set që do të restaurohet nga programi #EU4Culture. Ky restaurim është financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNOPS në partneritet me Ministrinë e Kulturës.
Ura do të jetë lehtësisht e aksesueshme për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara në zonë.
EU4Culture” bën të ditur se “punimet sapo kanë nisur dhe për restaurimin e saj do të përdoren materiale dhe mjeshtëria e lokale për restaurimin/konservimin e saj”.
Ura është ndërtim i shekullit XVIII. Ajo i shërbente rrugës së shkurtër të karvaneve Tiranë-Krujë. Ishte sipas këtij itinerari: Tiranë-Zall Herr-Rradhesh-Mukaj-Buronjë-Kurçaj-Barkanesh-Krujë. Në faqet ballore ura është e punuar me gurë pllakë të zinj vendosur shtrirë, ndërsa kalldrëmi është i bërë me breza, tip shkallësh./ATSH
_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _
Lexo edhe:
MONUMENTI I KULTURËS “URA E ZOGUT” RREZIKON SHEMBJEN
Organizata Europa Nostra dhe Instituti i Bankës Europiane të Investimeve shpallën të martën listën e 12 siteve më të kërcënuara të trashëgimisë kulturore në Europë. Në mes tyre është edhe Ura e Zogut. Aktivistët e shoqërisë civile kërkojnë që të ndaloje masakra me shfrytëzimin e inerteve ne lumit Mat, qe po çon drejt shembjes monumentin e kulturës.
“Një kërkesë të vetme kemi për institucionet, në këto momente që ura e zogut do të jetë në survejim të marrim një vendim që të mos lejojnë kompanitë të marrin inerte në lumë”, tha Elton Laska, drejtues i Qendrës Rinore “Sebastia” në Kurbin.
Kjo qendër organizoi një peticion dhe mblodhi 3 mijë firma në përpjekje për të ruajtur urën dhe për një projekt të restaurimit të saj.
Ura e Zogut është ndërtuar në vitin 1927 dhe gëzon statusin e Monumentit të Kulturës së kategorisë së parë. Afro 1 vit më parë një këmbë e urës u fundos dhe si shkak besohet se është shfrytëzimi pa kriter i shtratit të lumit. Institucionet nuk kane ndërhyrë për restaurimin e urës dhe as për të frenuar shfrytëzimin e inerteve.
Në përshkrimin e bërë për urën, organizata Europa Nostra thotë se ajo është ndër më të veçanta në Europën Jugore. “Ura e Zogut është një kryevepër e inxhinierisë civile e fillim shekullit të 20-të në Ballkan. E ndërtuar në vitin 1927 mbi lumin Mat në Veri të Shqipërisë, ura është e…
Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.
ObserverKult