Fjalë të përmallshme …Mbase hera e fundit …
Nga Dritëro Agolli
Në verë do të shkojmë në një hotel buzë liqenit. Atje do të ndjekim me sy pulëbardhat që shpërndahen e bashkohen mbi cipën e kaltërt, duke formuar një lule të bardhë të madhe që zhduket e shfaqet, që shpërbëhet dhe bëhet përsëri mes thirrjesh të sinqerta gëzimi.
Ne, dy pleq të ulur në ballkon, do t’i ndjekim me sy këto qenie të bardha duke psherëtirë. Pak kohë na ka mbetur ta soditim këtë mrekulli ! A mbase do të jetë hera e fundit ...
*Marrë nga profili i Elona Agollit në “Facebook”
ObserverKult
Lexo edhe:
KUR DRITËRO AGOLLI TREGONTE SE “ÇFARË E BËNTE TË QESHTE MË SHUMË…”
E bija e Dritëro Agolli, Elona Agolli, na sjell vazhdimisht poezi, shkrime dhe pjesë të shkëputura nga intervista që poeti ynë i njohur i kishte dhënë për medie të ndryshme.
Në një nga postimet e saj në Facebook ajo na solli pyetjen që ishte bërë Dritëroit se “Ç’ju bën për të qeshur më shumë?” dhe përgjigjen e tij:
Postimi i plotë:
Pyetje-përgjigje nga Dritëro …
Pyetje: Ç’ju bën për të qeshur më shumë?
Dritëro: Në jetë më ka bërë për të qeshur vetëmburrja e njeriut. Aty njeriu më duket më qesharak se kurrë. Ky njeri, që nuk i njeh zotësitë e tij, por i bën gjëra të tijat ato që s’i ka, shfaqet grotesk e të shkrin gazit.
Në këtë pozitë i shoh shpesh edhe qeveritarët nëpër konferenca shtypi, edhe politikanët e sidomos deputetët, që përtypin çamçakëz duke lëvizur nofullat përmbi kollaret si gjuhë viçi. Për shembull, fushata elektorale më duket jo rrallë si sezon karnavalesh.
Gjatë tyre, njerëz krejt ordinerë, hipin nëpër podiume dhe, me gjuhë politikanësh ngrenë zërin: ”Unë do të bëj këtë dhe atë. Do t’ju sjell 11 lloje buke, do t’ua qëndis tavanet me abazhure me motive kombëtare…”
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult