Xhanfize Keko, regjisorja që po i mungon kinematografisë sonë

Xhanfize Keko

Si sot më 22 dhjetor 2007, ndërroi jetë regjisorja e filmave për fëmijë Xhanfize Keko (Çipi).

U lind në Gjirokastër më 27 janar të 1928. Keko i kreu studimet në Moskë për montazh kinomatografik. Karriera e saj ndryshoi në vitet në vazhdim duke kaluar si regjisore e filmave shumë të dashur me përfshirjen e fëmijëve si aktorë kryesorë në filmat e saj.

Një mbështetje në karrierën e saj ishte edhe i shoqi, regjisori dokumentarist Endri Keko. Filmat e saj edhe pse nën darën e propagandës ishin modeli i një dritareje për të dalë nga presioni politik i kohës dhe për t’i ofruar jo vetëm fëmijëve por edhe prindërve një model mbi edukimin fëminor. Një pjesë e filmave të saj kishin orientim nga e kaluara jonë kryesisht gjatë periudhës së pushtimit nazi-fashist dhe impaktit që kjo luftë la në memorien fëminore kolektive.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave publikoi korrespondecën e Komitetit të Arteve dhe të Kulturës mbi dërgimin për studime në Moskë të Xhanfise Çipi, si dhe propozimi për dhënie titulli “Artiste e Popullit”./ATSH

ObserverKult

_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _

Lexo edhe:

“U PËRLOTA KUR PASHË DOKUMENTARIN PËR XHANFIZE KEKON”, GAZ PAJA TREGON EMOCIONET E TIJ

Aktori i njohur, Gaz Paja, ka bërë emrin e tij në skenën shqiptare. Ai njihet dhe si djali i të madhit Luftar Paja, aktorit të madh të humorit.

Gazi ishte i ftuar kohë më parë në “Shqipëria Live” në një temë ku u fol për nostalgjinë e filmave.

“Duhet pranuar se tashmë publiku kërkon më shumë ndryshimin. Ndryshon koha dhe ne duhet të përshtatemi me të. Në ‘Portokalli’ ne përpiqemi që të ndryshojmë rolet tona, batutat tona dhe në varësi të publikut. Ecën koha dhe batutat duhet të jenë ndryshe”, tha ai, transmeton ‘aktoret.com’.

“Kam parë një dokumentar më parë për Xhanfize Kekon dhe e kam mbyllur i përlotur. Ajo zonjë ka punuar me shumë pasion. Kam shumë respekt. Babai im ka qenë pjesë e atyre aktorëve dhe regjisorëve të mrekullueshëm që…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult