Më 23 nëntor u nda nga jeta artisja e njohur, Hueyda El Saied. Ajo ndërroi jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë nga e cila vuante.
Në një program televiziv shqiptar, bashkëshorti i saj, Thierry rrëfeu gjithçka nga momenti kur Hueyda zbuloi se ishte e sëmurë, si ja thanë të birit deri te gjendja e tij aktuale.
“Është një shok shumë i madh. Mbetet një peshë e madhe, por përpara se të filloja, do doja të thoja shumë faleminderit për të gjithë mesazhet që kemi marrë nga ana e Shqipërisë, këtë e them edhe në emër të Gabrielit. Shumë faleminderit.
Sërish një makth është këtu nga ana ime, por do të qëndroj i fortë, Gabrieli është më i fortë se unë, duhet të qëndrojmë të fortë për Hueydan.
Mësuam për sëmundjen e saj përpara një viti e gjysmë, në korrik të 2019. Ishte zgjedhja e Hueydas ta mbante këtë sekret. Të gjithë e dinë që ajo ishte shumë e fortë dhe nuk donte që ne të ndjenim keqardhje edhe donte ta bënte këtë luftë e vetme.
Ne nuk i kemi fshehur asgjë Gabrielit, siç mund t’i flasësh një djali vetëm 6 vjeç. I flisnim atij përpara çdo procesi dhe ishte i informuar në brendësi të situatës. Ne kishim shpresë deri ditën e fundit se ajo do të shpëtonte”, u shpreh i përlotur kohë më parë Thierry për “ABC e Mëngjesit”.
“Unë ndjehem shumë mirë për Gabrielin, sepse ai është shumë i fortë dhe është djali im tani. I bëra një premtim Hueydas për t’u kujdesur dhe për të qenë babai më i mirë për Gabrielin. Unë do të jem aty për të gjatë gjithë jetës sime”, tha ai, kohë më parë./preferenca-al.com
_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _
Lexo edhe:
DO TË FESTONIN 1-VJETORIN E MARTESËS, BASHKËSHORTI I BËN DEDIKIMIN PREKËS HUEYDA EL SAIED (FOTO)
ObserverKult