Çmimet Grammy ishin planifikuar të mbaheshin më 31 janar 2022, por u shtynë. Shkak për shtyrjen e ceremonisë së rëndësishme organizatorët thanë se ishin “rreziqet e shumta për shkak të variantit Omicron”.
Deri tani nuk është vendosur asnjë datë e re.
Akademia e Regjistrimit tha se mori vendimin për të shtyrë ceremoninë. Kjo sipas tyre “pas shqyrtimit dhe analizës së kujdesshme me zyrtarët e qytetit dhe shtetëror, ekspertët e shëndetit dhe sigurisë, komunitetin e artistëve dhe partnerët e shumtë”.
“Duke pasur parasysh pasigurinë që vjen nga varianti omicron, mbajtja e shfaqjes më 31 janar thjesht përmban shumë rreziqe”, tha Akademia e Regjistrimit në një deklaratë.
Ky vendim vjen në të njëjtën kohë kur Festivali i Filmit Sundance anuloi programin që do të fillonte më 20 janar dhe u zhvendos në një format online./lapsi.al
ObserverKult
_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _
Lexo edhe:
MERRET VESH, JA KUSH DO TË JETË NË JURINË E ÇMIMIT “KADARE”
Tradita vazhdon…, nis pranimi i veprave në dorëshkrim për Çmimin “Kadare” 2022, për të shpallur fituesin më 27 shkurt
Me një traditë të konsoliduar tashmë me 6 autorë fitues që prej vitit 2015 kur nisi, Çmimi “Kadare”. Ky është një konkurs letrar që ka në fokus letërsinë shqipe dhe nxitjen e mbështetjen e autorëve shqiptarë.
I mbështetur nga Fonadacioni “Pashko”, projekti i Çmimit “Kadare” do të kurorëzohet me shpalljen e fituesit më 27 shkurt 2022. Pra, në ditën e fundit të Shkollës Dimërore të Humaniteteve e cila do të mbahet në Llogara.
Ndryshe nga vitet e kaluara, në jurinë e këtij edicioni të shtatë të Çmimit “Kadare” dominojnë gratë: do të kryesohet nga studiuesja dhe përkthyesja e mirënjohur Diana Kastrati, ndërsa në përbërje të saj do të jenë Dekania e Fakultetit të Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale, Belina Budini, studiuesja dhe pedagogia e UET, Irena Myzeqari, studiuesi dhe shkrimtari i njohur nga Kosova, Adil Olluri, si dhe…
Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.
ObserverKult