Filmi nga Kosova, “Zgjoi (Hive)” e ka humbur mundësinë për t’u nominuar në ndarjen e çmimeve “Oscars 2022”.
Filmi i regjisores, Blerta Basholli i nominuar në kategorinë “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj”, nuk ka arritur të nominohet në mesin e pesë filmave të huaj.
Filmi, me protagoniste kryesore aktoren Yllka Gashi, që përshkruan historinë e vërtetë e Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe, ishte në listën e ngushtë të pretendetëve për t’u nominuar.
Ceremonia e 94-të e çmimeve Oscars do të zhvillohet në Teatrin Dolby të Los Angeles më 27 mars. Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt në ABC dhe do të jetë e disponueshme për t’u parë në më shumë se 200 territore në mbarë botën./Telegrafi
——————————
Lexo edhe:
ASSOCIATED PRESS SHKRIM PËR “ZGJOI”: SI IA DOLI FILMI TË KISHTE FATIN E “HIRUSHES”