Kjo është fotografia e shkrepur 98 vjet më parë e që do të hyjë në histori

“Violina e Ingresit” e artistit Man Ray, ikonë e surrealizmit, mund të kthehet në fotografinë më të shtrenjtë që është shitur ndonjëherë në histori.

Imazhi bardhezi i shkrepur në vitin 1924 nga Ray, shquhet për ndjesinë e fortë emocionale që përcjell, duke u konsideruar si vepra simbol e artistit amerikan.

Trupi femëror i stilizuar në formën e violinës, modeluar nga Kiki de Montparnasse është padyshim një imazh që shumë e kanë hasur përgjatë lundrimit në internet apo në libra, por pak e dinë vlerën e jashtëzakonshme që ka marrë kjo fotografi me kalimin e  viteve.

Ajo pritet të arrijë shifrën e 5-7 milionë dollarëve në ankandin që do të organizohet nga kompania e ankandeve “Christie’s” në maj të vitit 2022, duke thyer kështu të gjitha parashikimet, transmeton ‘a2news.com’.

Rekordi aktual për një fotografi të shitur në ankand mbahet nga “Rhine II” e Andreas Gursky, e cila u shit nga po e njëjta kompani  për një vlerë marramendëse prej 4.3 milion dollarë në 2011.

Lexo edhe:

FOTOGRAFI E RRALLË: SI U PRIT NË SHQIPËRI E FEJUARA E MBRETIT ZOG MË 1938?