Fakte të reja: Raporti i panjohur i Fan Nolit me Ahmet Zogun dhe Enver Hoxhën

raporti i Nolit me Zogun

Historiani Beqir Meta, zbulon fakte të reja në botimin “Vatra”. Ai tregon përpjekjet e Nolit për krijimin e një qeverie në ekzil, që do të drejtohej nga kundërshtari i tij më i madh, mbreti Zog. Po ashtu, historiani zbulon raportet që diplomati pati me partinë Komuniste dhe Enver Hoxhën, dhe pse iu hap dosja hetimore.

Nga: Anila Dedaj

Nga Shpallja e Pavarësisë kur u themelua, e deri në vitin 1990, historianët Beqir Meta, Hasan Bello e Erjon Dervishi, sjellin historinë e “Vatrës” dhe të shqiptarëve në Amerikë. Fakte të reja arkivore, në këtë botim shpalosin historinë e figurat kyçe të saj të zhveshur nga këndvështrimi ideologjik. Ndër ta është edhe Fan Noli. Akademiku Beqir Meta tregon përpjekjet e diplomatit për të krijuar gjatë Luftës një qeveri në ekzil, e cila do të drejtohej nga kundërshtari i tij numër një.

“Noli fillimisht kishte mbështetur bashkë me Faik Konicën krijimin e një qeverie në Ekzil që gjatë luftës 2 ,pra në emigracion nën drejtimin e mbretit Zog. Qëllimi i kësaj ishte  për tu shërbyer interesave kombëtare sepse në kushtet e luftës rrezik  i madh që Shqipëri të mbetej e papërfaqësuar Kush do ti mbronte interesat e saj nën skakirën e diplomacisë”, tha Beqir Meta.

Njohja e qeverive shqiptare, ishte një nga synimet kryesore të Nolit, për të cilin do të vijonte përpjekjet edhe pas Luftës, pavarësisht rrethanave të reja.

“Në fund të luftës kur u pa se po fitonte në Shqipëri Lëvizja Nacional Çlirimtare, Noli nis e mbështet qeverinë e Enver Hoxhës. Dhe kemi një mbështetje pa kushte që i bën kësaj qeverie që nga korriku nga vera e vitit 1944 e në vijim, kërkon me këmbëngulje nga departamenti amerikan i shtetit dhe nga organizata e Kombeve të Bashkuara kërkon që Shqipëria të pranohet që Konferencën e San Franciskos të njihet qeveria e saj”, thotë historiani.

Në vitet ’46-’47, shkak i mosmarrëveshjeve bëhet mosnjohja e traktateve ndërkombëtare nga partia komuniste kundrejt kërkesave të Nolit për të revizionuar politikat me SHBA.

“Më tej Noli u fokusua vetëm në një çështje, të kundërshtimit të presionit grek , lëvizjeve propagandistike të saj për Shqipërinë e Jugut dhe për ndërhyrjen e saj për kishat ortodokse shqiptare në Amerikë”, shprehet Beqir Meta.

Në rrethana të tilla, në vitin 1952 nisin artikujt e parë kritikë në gazetën dielli ndaj partisë komuniste, derisa prekin kulmin në 1958-ën, kur “Vatra” ndalon qëndrimin armiqësor ndaj Ballit, Legalitetit etj,. Në këtë periudhë regjimi urdhëron asgjësimin e saj. Ndërsa një vit më vonë, Nolit i hapet një dosje hetimore. Krahas mbikëqyrjes, ndaj tij ushtrohet presion i vazhdueshëm për ti shërbyer Partis Komuniste, kërkesë të cilën ai e refuzoi/shqiptarja.com

—————————————–

Lexo edhe:

ÇFARË I PREMTOI MBRETI ZOG FAN NOLIT, QË TË KTHEHEJ NË SHQIPËRI

ObserverKult