Fabula e pilotit të dashuruar

Nga Guido Catalano

Na ishte njëherë një pilot avionësh lufte që duhej të bombardonte një qytet, vetëmse në atë qytet jetonin shumë njerëz që nuk i kishin bërë asgjë dhe kundrejt të cilëve ai nuk ndjente antipati, mes syresh dhe një vajzë të cilën e dashuronte.

Kështu që nuk pranoi ta bombardonte qytetin dhe e lëshoi raketën në det.
Ndërkohë që binte drejt e mbi valë, bomba i tha:
“Sa mirë bëre, për më tepër që unë përherë kam ëndërruar të jem një peshk”.

Përktheu: Elvana Zaimi


Lexo edhe:

ZAIMI: SHPIRTËRISHT ME MOSHËN E VAJZAVE TË MIA, POR FIZIKISHT ME NGARKESËN E NJË ANIJEJE MALLRASH