Sokol Balla pëson infarkt, dërgohet me urgjencë në spital

sokol balla

Sokol Balla i sapo rikthyer në postin e drejtorit të informacionit te “Top Channel” ka pësuar një infarkt mbrëmë dhe gjendet në spital.

Ende nuk dihen detaje të tjera deri tani për gjendjen e tij, por dihet vetëm që është në spital, ku ka shkuar me urgjencë, transmeton ‘gazetaexpress’.

Kujtojmë se Sokol Balla është një gazetar me shumë përvojë dhe eksperiencë, me poste drejtuese në disa nga televizionet kryesore të vendit. Ai u bë i njohur ku për shumë vite drejtoi redaksinë e lajmeve, po ashtu kishte emisionin e tij ‘Top Story’, dy herë në javë.

Më pas provoi edhe televizione të tjera, si Vizion + apo së fundmi News 24. Po ashtu njihet për shkrimet dhe analizat e tij të shpeshta në revista e gazeta. Nuk dihet nëse ka pasur edhe më parë probleme me shëndet.


Lexo edhe:

RRËFIMI I MARGARITA XHEPËS: SI E KAM NJOHUR DRITËRO AGOLLIN

Lexo edhe:

Sokol Balla largohet nga televizioni i Irfan Hysenbelliut/ Lëvizje edhe në Top Channel

Emisioni “Real Story” i Sokol Ballës nuk do të transmetohet më në ekranin e News 24.

Gazetari është larguar nga ekrani i televizionit të Irfan Hysenbelliut. Mësohet se atij i kanë bërë ofertë nga Top Channel. Gjithashtu thuhet se është në negociata është edhe ABCnews.

Në këtë televizion, emisioni politik është ai i Open, që moderohet nga Eni Vasili, e cila pritet që të largohet.

Sokol Balla u vetëdeklarua si i preferuari i kryeministrit Edi Rama për drejtor të RTSH. Por kjo nuk e beri që të shkonte në krye të televizionit publik.

ObserverKult