I thashë “Të dua!” në një moment dobësie. Po tani, si ta marr mbrapsht?
U gjenda në një moment dobësie dhe qava. Sa turp! Kushedi çfarë ka menduar!
U gjenda ligësht! Nuk e përmbajta dot veten. Ia thashë në sy çfarë kisha grumbulluar prej kaq kohësh. Ai u shokua. Unë ca më keq!
Në një moment dobësie i tregova ca gjëra për veten të cilat nuk ia kisha thënë askujt. Po sikur ajo ta tradhtojë besimin tim?
***
‘Momentet e dobësisë’, atëherë kur ne arrijmë të themi të vërtetën tonë, përtej çdo frike apo gjykimi të mundshëm nga tjetri, janë momentet tona më të guximshme!
E vetmja gjë që dobësohet në këto momente është frika nga humbja e mëpastajme e tjetrit!
Epo, nëse tjetri ikën prej nesh prej të vërtetave tona, them se këto janë momente që duhen kthyer në përvjetorë të dashurisë për veten…!
*Titulli i origjinalit: “Çfarë do të thotë “moment dobësie”?!”
ObserverKult
Lexo edhe:
SILVANA KOLA-LOKA: NJË SHËNIM I VOGËL PËR NJË ‘KEQDIAGNOSTIKIM’ TË SHOQËRISË SHQIPTARE
Nga: Silvana Kola-Loka
Jo! Nuk është “Sindroma e Stokholmit” (sado tërheqëse të duket si terminologji) ajo që mund të shpjegojë apatinë e shoqërisë shqiptare. Populli nuk është viktimë pasive! Dhe asnjëra nga partitë (ajo në pushtet apo tjetra që zhgërryhet në bankinë) nuk është kurrsesi e vetmja dhunuese!
Është “Sindroma e pafuqisë së mësuar” sipas të cilës, dikush nuk arrin më të reagojë pas traumave dhe zhgënjimeve të përsëritura, ajo që shpjegon më së miri apatinë, mpirjen e nervit dhe lëshimin në rënie të lirë të logjikës dhe ndjeshmërisë qytetare kaosin. Kjo është një sindromë e vërtetë e shëndetit mendor.
Njeriu që vuan nga kjo sindromë beson katërcipërisht se ai nuk është më në gjendje të kontrollojë situatën, ndaj nuk përpiqet më, as atëherë kur ‘shpëtimi’ nga situata tejet stresuese mund të jetë mëse i qartë dhe i lehtë. Shoqëria shqiptare është sëmurë nga kjo ‘sëmundje’ e cila nuk u zhvillua as dje, as sot...
TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU