Pse përkthehen këto libra sërish kur ekzistojnë përkthimet që mund të ribotohen?
Nga Daut Dauti
Në Tiranë shpesh botohen libra të përkthyera që është një punë e mirë. Por, disa nga këto përkthime kanë ekzistuar më herët dhe janë bërë në Shqipëri e më shumë në Kosovë para disa dekadave nga shtëpia botuese ‘Rilindja’.
Pse përkthehen këto libra sërish kur ekzistojnë përkthimet që mund të ribotohen? Krijohet përshtypja se shqiptarët kanë filluar të përkthejnë tashti së voni. Apo ndoshta është zgjatje e mentalitetit që thot se gjithçka fillon me ne se asgjë nuk kishte më herët.
Me ribotimin e përkthimeve ekzistuese në do të vërtetonim se ka kohë që shqiptarët merren me këtë punë si edhe popujt tjerë. Në Shqipëri do të merrej vesh se ka kohë që edhe shqiptarët në Kosovë kanë përkthyer vepra të çmueshme. Apo ndoshta ekziston një trend që qëllimisht dëshiron t’i mohoj këto punë.
Përkthimi i vjetër, pos që bënë me dije ekzistimin e hershëm të kësaj kulture te ne, është edhe mirënjohje për punën e përkthyesit të mëparshëm dhe angazhimit të ekipeve botuese të atëhershme. Natyrisht që disa përkthime të vjetra tashti nuk janë ndoshta bashkëkohore, por ato mund të botohen të redaktuara. Kjo gjë lejohet. Përkthimi i ri në parathënie duhet të bëjë me dije se ka ekzistuar përkthimi i vjetër dhe të ofrohet arsyeja pse është bërë ky i riu. Por, këtë gjë nuk e bëjnë shtëpitë botuese në Tiranë.
Në anglisht ekzistojnë 5 apo 6 përkthime të ndryshme të veprave të Aristotelit dhe autorëve tjerë. Por, te anglo-saksonët puna qëndron ndryshe. Ata kanë treg të madh të librit me lexues potencialë që mund ta kalojë lehtë shifrën 2 miliardë. Rasti jonë dallon nga anglishtja. Ne kemi nevojë që ta njoftojmë lexuesin se ka kohë që edhe ne merremi me këtë punë. Lexuesi shqiptar do të ndjehej më mirë kur e lexon një vepër të përkthyer para 80 e më shumë viteve se sa kur e lexon atë të përkthyer pas vitit 2000.
ObserverKult
Lexo edhe: