Foto: Lufta është ferr
Shumë ushtarë kanë shkruajtur grafite në helmetat e tyre duke shfaqur qëndrime të ndryshme të tyre.
Por, kontrasti është ajo që e bën këtë foto ikonike. Ju e shihni këtë ushtar të ri dhe të pashëm me një buzëqeshje në fytyrë dhe më pas tekstin në helmetën e tij.
Hiqeni helmetën dhe kjo mund të jetë lehtësisht një foto e librit të shkollës së mesme. Fytyra e tij tregon një ndjenjë të pafajësisë.
Mesazhi në helmetë “Lufta është ferr” karakterizonte një qëndrim të ashpër të shumë ushtarëve të rinj amerikanë, të cilët përfunduan në xhunglat e largëta të Azisë juglindore në luftime vdekjeprurëse.
Identiteti i ushtarit ishte i panjohur për shumë dekada. Vonë u mësua se ishte Larry Wayne Chaffin nga St. Louis.
Ai shërbeu për një vit në Vietnam, duke filluar nga maji 1965. Kur u fotografua ishte 19 vjeç.
Chaffin pati shumë probleme me rehabilitimin kur u kthye nga Vietnami. Vdiq në moshën 39-vjeçare , në vitin 1985 nga komplikimet që lindën nga diabeti, një sëmundje që mund ta kishte marrë nga ekspozimi ndaj Agent Orange ndërsa shërbente në Vietnam.
/rarehistoricalphotos.com/përgatiti: A.Hoxha/ObserverKult
Lexo edhe:
IMPROVIZOHET LABORATORI I PUNËS SË KEL MARUBIT, SHFAQEN PËR PUBLIKUN APARATET AUTENTIKE TË MARUBËVE