Kliti Roshi, djali i Kadri Roshit, në një rrëfim të bërë kohë më parë, tregoi anën e panjohur të babait të tij. Ai tregoi për amanetin që i la i ati dhe beson se do ta mbajë deri në fund të jetës si një qëllim.
“Kjo është një pyetje që mbase mund t’i bëhej të tjerëve. Unë apriori, si fëmija i tij që kam bërë detyrimet e padiskutueshme. Dhe një nga detyrimet e mia është: atë fytyrë të pastër që ai e la, unë të mos ia bëj pis.
Ky është një detyrim që unë ja kam vënë vetes sime. Çdo të thotë kjo? Të sillem siç është për t’u sjellë, të punoj siç është për të punuar. Të jetoj siç është për të jetuar me ndershmëri, pastërti dhe shpirt të pastër. Siç thotë Jonuz Bruka tek “Familja e peshkatarit”, mbetet gjithmonë moto e jetës sime ajo fjalë: “Jeto i ndershëm dhe i pastër”. (Jo i pastër nga ana higjienike, por i pastër në shpirt).
I vetmi amanet, e vetmja këshillë, e vetmja porosi që ka lënë, ka qenë porosia që i jepte Jonuz Bruka të birit tek “Familja e peshkatarit”: “Jeto i ndershëm, pa bukë por i ndershëm”. Dhe jam i bindur, si motra ime që është më e madhe, pa diskutim, ashtu edhe unë.
Fatmirësisht deri më sot, pavarësisht se nuk e vinte në dyshim një gjë të tillë që nesër një nga fëmijët e mi, qoftë larg, mund të … jo, jo, jo. Por ishte ajo dëshira, gjithmonë dëshira e prindërit”.
“Dhe unë them deri tani vërtet jam një qytetar korrekt me shtetin, me ligjet dhe me vendin. Kjo është dëshira dhe kërkesa që ka çdo njeri, mendoj unë, në jetën e tij.”, – tha ai.
Lexo edhe:
PA KADRI ROSHIN SKENA DHE EKRANI SHQIPTAR NUK DO TË ISHIN TË NJËJTËT
ObserverKult