Kolana Safo: Sot promovohen 10 libra të poeteshave shqiptare

kolana saFO

Sot, në ora 16:00, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë, Shtëpia botuese Bard Books promovon dhjetë libra të poeteshave shqiptare, të përfshira në kolanën “Safo”, kuratore e së cilës është Donika Dabishevci.

Kjo kolanë është konceptuar si antologji personale e poeteshave të përzgjedhura, dhe ka qëllim promovimin e diskursit poetik femëror.

Librat që do të promovohen janë keto: “Dashnisë së nji nate” e Donika Dabishevcit, “Vjeshta është grua” e Ilire Zajmit, “Femna s’asht njeri” e Ledia Dushit, “Ama ni lak” e Manjola Brahajt, “Mbrojtja e Hekubës” e Lindita Ahmetit, “Gabimi i shqisave” i Dije Demiri Frangut “Bima ime e kuqe” e Flora Brovinës, ” Guxo mos më duaj prap” e Rita Petros, ” Po të due unë” e Arjola Zadrimës dhe “Zoti më dashuron mua” e Sibel Halimit.

Për librat do të flasë kuratorja e kolanës, ndërsa do të lexohen edhe poezi nga autoret e librave dhe do të bëhet një diskutim për librat dhe autoret.

ObserverKult