Ben Blushi zbulon bisedën me vajzën që shiste lule te varrezat


Nga Ben Blushi

Rruga më çoi te varrezat e Durrësit. Në hyrje ishte një vajzë duke lexuar.
Çfarë libri lexon, e pyeta.
Mbaron me ne, tha vajza.
Për çfarë flet ky libër?
Flet për një dashuri të vjetër dhe një dashuri të re, tha vajza.
Si quhesh, i thashë.
Xhoana.
Çfarë bën këtu?
Po shes lule.
Nga je?
Nga Dibra, tha Xhoana.
Ti shet lule për varret?
Sot nuk është mami dhe po shes unë.
Ka shumë vdekje tani?
Shumë, tha Xhoana, dje ishin 9 vdekje në një ditë.
Sa kushtojnë këto lule, e pyeta.
Origjinalet vijnë nga Hollanda, tha Xhoana.
Çfarë janë, e pyeta.
Tulipanë, tha Xhoana.
Sa kushton një tulipan?
1 mijë lekë, tha Xhoana.


Lexo edhe:

BEN BLUSHI ZBULON BISEDËN ME PIKTORIN E NJOHUR: NË STUDION E ZEF SHOSHIT, ME ZOGUN, ENVERIN…