“Të ikurit nga kjo jetë na e lënë dashurinë pas… përgjithmonë”

trishtim respekt Jorgo...
Foto ilustrim

– “Më fal, por pse e tërheq ditë pas dite këtë gur kaq të madh?”
– “Ky gur është boshllëku im dhe thjesht po kërkoj një vend ku mund ta fsheh”.
– “Boshllëkun tënd? Mos thuaj marrëzi, miku im, boshkëllu nuk peshon dhe nuk ka formë, sepse është bosh”.
– “Ke pasur ndonjëherë përballje të drejtpërdrejtë me vetminë? Me ndjesinë që të mbetet kur dikush që ke dashur shumë, largohet përgjithmonë nga kjo jetë? Me boshllëkun që ndjen dhe që duket sikur të merr frymën, që të ndjek si hije në çdo moment, që të zhyt në një oqean me kujtime? Më beso, ka boshllëqe të shumta dhe që ndonjëherë nuk je në gjendje të gjesh një vend ku t’i strehosh”.
– “Ndoshta nuk ka një vend që mund t’i mbajë ndjesi të tilla… Por ndoshta ka një vend ku mund ta ndjesh më të lehtë vetminë brenda vetes…”
– “Ku?”
– “Në zemrën tënde. Mendohu dhe ke për ta gjetur një vend në zemrën tënde ku zbrazëtia e mungesës i lë hapësirë dashurisë, sepse për çdo person që largohet nga kjo jetë, dashuria e tij mbetet pas. Ajo mbetet përgjithmonë. E plotë, e pafund, e pamasë…”./

Sabrina Ferri

ObserverKult


Lexo edhe:

KUJTIME NGA E KALUARA: “JA KËSHTU U RRITËM. ME RROBAT E NJËRI-TJETRIT E ME DASHURINË PËR NJËRI-TJETRIN”