Samuel Huntigton: Përplasja e qytetërimeve dhe ribërja e rendit botëror, botoi Logos-A
Në këtë libër, autori e jep përgjigjen duke treguar jo vetëm sesi përplasjet ndërmjet qytetërimeve përbëjnë kërcënimin më të madh për paqen në botë, por edhe sesi garancia më e mirë për paqen në botë është një rend ndërkombëtar i mbështetur mbi qytetërimet.
Cilat janë qytetërimet që po hyjnë në konflikt në skenën globale?
Nga njëra anë është natyrshëm modeli amerikan. Po cilët janë protagonistët e tjerë? Ç’peshë ka fuqia ushtarake, po ajo ekonomike në këtë ndeshje për të fituar supremacinë botërore? Ç’rol do të ketë Evropa? Cili do të jetë roli i Azisë dhe i ekonomive në rritje? Leximi i librit të Samuel P. Huntington, profesor në Universitetin e Harvard-it, rezulton të jetë një mjet i domosdoshëm për këdo të thellohet me një vetëdije kritike në të kuptuarit e fakteve që kanë karakterizuar fillimet e mijëvjeçarit të ri.
“Në verën e vitit 1993 revista Foreign Affairs botoi artikullin tim me titullin “Perplasja e qytetërimeve?” Ky artikull, sipas redaktoreve te Foreign Affairs, gjate tre vjeteve ndezi me shume diskutime se cilido artikull tjeter i botuar qe nga vitet 1940. Ështe e natyrshme që ka ngjallur më shumë debate gjatë tre vjeteve, sesa gjithçka tjetër që kisha shkruar më parë.
Përgjigje e komente për të kanë ardhur nga çdo kontinent dhe nga dhjetëra vende. Njerezve u bëri përshtypje në mënyra të ndryshme: i tërhoqi, i zemëroi, i trembi e i trazoi argumenti im, se përmasa qendrore dhe më e rrezikshme e politikës globale që po shfaqet, do të jetë konflikti ndërmjet grupeve të qytetërimeve të ndryshme. Pavaresisht se çfarë ndikimi tjetër pati, ky artikull u preku një damar njerëzve nga cilido qytetërim.
Duke i parë interesimin, keqperdorimin dhe kundërshtitë rreth artikullit, e quajta të nevojshme që t’i hulumtoja më tej çeshtjet e ngritura aty. Një rrugë e dobishme për ta parashtruar një çështje është ta paraqesësh në trajtën e hipotezës. Artikulli, i cili në titull kishte një pikëpyetje, që përgjithesisht nuk e vune re, ishte një përpjekje për të bërë pikërisht këtë gjë.
Ky libër që keni përpara, synon të japë një përgjigje më të plotë, më të thellë dhe më gjerë të dokumentuar për pyetjen e artikullit. Këtu jam përpjekur t’i përpunoj, t’i lëmoj, t’i plotësoj dhe, sipas rastit, t’i përcaktoj temat e parashtruara në artikull, si dhe të shtjelloj shumë ide e trajtoj mjaft pika, që kishin mbetur pa u prekur ose ishin kaluar shkarazi në artikullin e përmendur. Ndër këto janë: nocioni i qytetërimeve, çeshtja e një qytetërimi universal; marrëdhënia ndërmjet fuqisë e kulturës; zhvendosja e peshores së fuqisë ndërmjet qytetërimeve;
indigjenizmi kulturor në shoqërite joperendimore; struktura politike e qytetërimeve; konfliktet e përftuara nga universalizmi Perendimor, militantizmi mysliman dhe ngulmimi kinez; baraspeshimi dhe nxjerrja në krye e përgjigjeve ndaj ngritjes së fuqisë kineze; shkaqet e dinamika e luftërave në vijën e shkëputjes, si dhe e ardhmja e Perendimit dhe e një bote qytetermesh…”
ObserverKult
Lexo edhe:
“A MUND TË ELIMINOHET LUFTA?”, LIBRI MË I RI I CRISTOPHER COKER