Përgjigje për një grua: Trupi dhe fytyra ime kanë ndryshuar shumë..

Nga: Heather Parisi

Ndër komentet e shumta në një postim të Heather Parisit, balerinë e njohur në Amerikë, hasim në një koment të tillë: “Sa shumë je plakur Heather, ishe kaq e bukur dikur”. Këtë koment mund ta prisnit nga ndonjë burrë, por jo. E kishte shkruar një grua.

Heather, në atë kohë 60 vjeçe, vendos t’i përgjigjet. Përgjigjen e hedh me një postim të ri në Instagram , pa ofenduar askënd, duke peshuar çdo fjalë e duke treguar idetë e saj mbi bukurinë, të cilat ishin ndryshe nga ato të zakonshmet.

“Ke të drejtë, – shkruan ajo. – Trupi im dhe fytyra ime kanë ndryshuar shumë nga dekada më parë. Kanë ndryshuar edhe nga shtatzënia ime e fundit në moshën 50-vjeçare. Tani jam 61 vjeçe dhe nuk mund të pretendoj të kem të njëjtën pamje si në rininë time. Ajo paraqitje nuk më përket më. Por unë që nga fillimi kisha një parim të vetëm, të cilin do e përmbushja me çdo kusht, nuk do përpiqesha të dukesha më e bukur nëpërmjet kirurgjisë.

Fytyra e një gruaje të plakur është një akt vërtetësie dhe modestie njëkohësisht. Është vetëdija se ajo që na bën unikë, është jeta që kemi kaluar, jo pamja jonë e jashtme. Dhe më besoni për diçka, unë kurrë nuk do ta ndryshoja “plakjen” e sotme me “bukurinë” e djeshme, sepse tani unë kam shumë më tepër për të treguar dhe kam një qetësi që nuk e kam pasur kurrë”./(bota.al)


Lexo edhe:

“NUK JANË FËMIJËT E TU. NUK I KE LINDUR TI”… FJALËT E GAZETARES ITALIANE DO T’JU PREKIN SHUMË

“Dikur, nuk isha e martuar, ndaj nuk mund të birësoja dot fëmijë. Kështu që mendova të rrisja fëmijën e dikujt tjetër, njësoj sikur ta kisha fëmijën tim. Kjo është një mënyrë tepër e përdorur në Itali, ku nëse nuk ke apo nuk bën dot fëmijë, ke mundësinë të rrisësh fëmijën e dikujt tjetër, i cili nuk ka mundësi (kryesisht ekonomike) për ta rritur. E kisha të ngulitur në mendje idenë se duhet të kujdesesha për një fëmijë përgjatë gjithë jetës sime…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU

ObserverKult