Ndërroi jetë në moshën 65-vjeçare aktori i “The Sopranos”

Ka vdekur aktori i njohur, Bruce MacVittie, i njohur më së shumti për rolet e tij në “The Sopranos” dhe “Sex and the City”.

Ai ndërroi jetë në moshën 65-vjeçare. MacVittie vdiq në një spital të Manhattan, konfirmoi gruaja e tij, Carol Ochs, për New York Times. Deri më tani nuk u zbulua asnjë shkak i vdekjes, transmenton ‘lapsi.al’.

MacVittie u bë gjerësisht i njohur për rolin e tij si Danny Scalercio në “The Sopranos”, si dhe paraqitjet e tij në “Law & Order” dhe “As The World Turns”.

Karriera e tij filloi në Broadway, duke punuar si mësues i Al Pacinos në prodhimin e vitit 1983 të “American Buffalo”. Më vonë ai mori rolin kryesor.

Karriera e MacVittie përfshin shumë shfaqje të njohura, përfshirë rolet në “Miami Vice”, “Sex and the City”, “Oz”, “Blue Bloods”, “Chicago Med” dhe “The Deuce”.

Aktori gjithashtu merrej me filma duke u shfaqur në “Stonewall”, “Hannibal” dhe “Brooklyn’s Finest”.

Një nga rolet e tij të fundit ishte interpretimi si detektiv në serialin e kufizuar të Netflix, fitues i çmimit Emmy, “When They See Us”.


Lexo edhe:

VUANTE NGA NJË SËMUNDJE E RËNDË, NDAHET NGA JETA PEDAGOGIA E NJOHUR DHE ISH-PREFEKTJA E QARKUT TË TIRANËS

Ndahet nga jeta në moshën 62-vjeçare pedagogia Edlira Haxhiymeri. Lajmi është bërë me dije nga familjarët.

“Të dashur familjarë dhe miq, me pikëllim të madh ju njoftoj se nëna ime e shtrenjtë, Edlira Haxhiymeri, ndërroi jetë.
Ju falënderoj për ndihmesën dhe mbështetjen që na keni dhënë gjatë më shumë se 5 viteve tejet të vështira. Ku luftuam me çdo mjet e mënyrë për të mposhtur sëmundjen e saj.
Lamtumira e fundit për Edën tonë të dashur është nesër në varrezat e Tufinës. Nisja e kortezhit është në ora 11:00 nga shtëpia funerale Alba 2000”, shkruan djali i pedagoges Endrit Yzeiraj.

Haxhiymeri vuante prej 5 vitesh nga një sëmundje e rëndë dhe nuk mundi të fitojë betejën…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU