Prapaskenat e Eurovisionit, policia italiane parandaloi një sulm

Policia italiane parandaloi sulmet e hakerëve nga grupet pro-ruse gjatë gjysmëfinales më 10 maj dhe finales së të shtunës të Eurovizionit në Torino.

Policia tha se ka parandaluar disa sulme kibernetike nga grupi i hakerëve Killnet dhe Legion. Sulmet do të godisnin infrastrukturën e rrjetit gjatë votimit dhe performancës së garuesve.

Killnet tha më 11 maj se ai kishte sulmuar faqet e internetit të disa institucioneve italiane. Duke përfshirë Senatin, dhomën e lartë të parlamentit italian. Si dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë, njoftoi agjencia e lajmeve ANSA, përcjell Express.

Që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, shumë qeveri perëndimore kanë rritur nivelet e tyre të alarmit. Këtë e bënë për sulme të mundshme kibernetike ndaj sistemeve dhe infrastrukturës së IT.

Grupi ukrainas Kalush Orchestra fitoi Eurovision Song Contest. Fitorja erdhi me një valë mbështetjeje nga publiku dhe kjo fitore u përshëndet nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.


Lexo edhe:

RONELA HAJATI REAGON NDAJ KRITIKAVE: “KËNDONI NDONJË KËNGË TJETËR APO VETËM TIMEN KENI QEJF”

Këngëtarja Ronela Hajati përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision”. Me këngën “Sekret” por që për fat të keq nuk ia arriti dot që të kualifikohej për në finale.

Komente të shumtë ka marrë kënga e Ronelës. Si pozitive ashtu dhe negative.

Mirëpo, një reagim ka ardhur nga këngëtarja e cila shkruan. “Ore Shqipe, po na këndoni ndonjë këngë tjetër të Eurovision. Apo vetëm timen keni qejf? Sa të mirë që jeni. Në fakt mua më shumë më pëlqeu si u duka. Si shpirt! #shqipëriaderinëvdekje #askushnuktëdosashqipet”.

Në fakt, statusi i Ronelës duket edhe pak ironik. Kundrejt të gjithë atyre personave që e kritikuan për veshjen. Por edhe për peshën e saj.

Mirëpo, shumë kolegë të Ronelës e mbështetën këngëtaren. Por ka patur edhe nga ata personalitete të artit në Shqipëri që e kanë kritikuar atë…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU

ObserverKult