Ronela Hajati flet më hapur se kurrë: Nuk kisha lekë për klipe, familja nuk më mbështeste për muzikën

Ronela Hajati, e cila tashmë ka ngjitur shkallë të larta në karrierën e saj, duket se fillimet e saj nuk i ka patur aspak të lehta. E ftuar në programin e Top Channel, “A live night”, në një rrëfim të sinqertë, Ronela tregoi se familja e saj nuk e ka mbështetur.

Arsyeja është tipike shqiptare: familjarët e saj nuk e mendonin se do ishte profesioni i saj në të ardhmen. Ajo shtoi se përpos faktit që nuk e mbështesnin. Ata gëzoheshin kur merrnin fjalë të mira kur ajo performonte nëpër festivale, transmeton ‘revista ai’.

“Unë jam vajzë e vetme, nuk kam as vëlla as motër. Të shtëpisë time, relativisht nuk më kanë ndjekur nga pas. Derisa e zgjodha si profesion muzikën, nuk kanë qenë dashamirës së kësaj gjëje”.

“Donin që muzika të ishte një kulturë, një plus që unë të dija. Përpos profesionit që nuk e mendonin të ishte muzika. Ndaj nuk është se më kanë përkrahur shumë në investim”.

“Muzika në fillim do investim derisa të njihesh, këtë nuk e kam patur. Babi më thoshte nëse vlen do ecësh vetë, nuk më ke shumë për këtë gjënë. Por, gëzoheshin që merrnin fjalë të mira, kur dilja në festivale. Unë karrierën e kam ndërtuar nga festivalet, se klipet ishin shumë të shtrenjta. Nisa live dhe pagesat ishin shumë të ulta”.

Pjesëmarrjen e saj në “Ethet e së premtes”, Ronela Hajati e kujton si një moment kur kishte besim në vetvete se mund të ishte një “superstar”. Ajo kujtoi se pasi kaloi fazën e parë dhe mori një “po”, nuk doli në 10-shen më të mirë dhe e përjetoi shumë keq duke u mbyllur në tualet dhe duke qarë.

ronela hajati
Ronela Hajati

Lexo edhe:

RONELA FLET PAS DËSHTIMIT NË EUROVIZION: KUR NUK FITON, DO SHAHESH…

ObserverKult