Poezi nga Osman Demiri
Pyetje më e rëndë që më është bërë ndonjëherë
nuk pate ndonjë më të lehtë
Të kam…
prit pak prit
deri para ca muajsh
as që të kam njohur
erdhe pa bë zë
as trokitje nuk dëgjova
zemra u hap vet
E di sa pika ka shiu
sa fjolla ka dëbora
sa lot ka një sy i palumtur
edhe sa nota dënjon një vesh
e di sa ëndërra ka një fëmijë
ah prit prit
e di edhe ç’më ke ti mua
Të betohem që
nuk është larg dita
e do ta kuptoj se
çka të kam unë ty!
Qershor, 1986
Lexo edhe:
EKSPOZITË NË OBSERVERKULT: OSMAN DEMIRI, FOTOGRAF (FOTO)
Në rubrikën Expo, ObserverKult ua prezanton fotografin e njohur shqiptar Osman Demiri.
Osman Demiri ka lindur në vitin 1965 në Kumanovë. Ka kryer shkollën e mesme për Fashion Design, Fakultetin Filologjik në Shkup, Shkollën e Fotografisë “John Kaverdash Scool” në Milano dhe masterin në Universitetin për Film dhe Arte Audiovizuele, drejtimi “Kamera Filmike” në Shkup.
Ishte bashkëpunëtor i gazetës “FLAKA”, redaktor i javores “JETA”, korrespondent i gazetës RILINDJA.
Po ashtu ishte drejtor fotografie në filmat “Maratona”, “Aksioni”, “Ditari” dhe filma dokumentar “Fshati im”, “Një jetë për liri”.
Regjisor i filmave të shkurtër “Heroi”, “Rruga”, “Portreti” dhe pjesmarrës në disa festivale. Anëtar jurie dhe kurator në konkurse dhe ekspozita të fotografisë në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Kosovë, Serbi, Turqi, Bullgari etj.
Ligjërues i Fotografisë në Universitetin e Tetovës. Themelues i Shkollës Verore të Fotografisë “Qyteti im” dhe My Way”. Ish kryetar i Shoqatës së Artistëve Figurativ të Maqedonisë së Veriut Draudacum. Drejtor i Galerisë KULT.
Ka hapur ekspozita personale në: Gostivar, Tetovë, Prizren, Shkup, Prilep, Veles, Milano, Guidizzolo, Salsburg, Boston, Maribor, Beograd, Novi Sad, Berat, Korcë, Stamboll, Antalia, Brisel, New York, Prishtinë, Tiranë, Preshevë, Suharekë etj. dhe mbi 150 ekspozita kolektive në Maqedoninë e Veriut dhe jashtë...
TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU