Nga: Çapajev Gjokutaj
Mësuam të shkojmë në Hënë, por e kemi vështirë të trokasim në portën përballë, për t’ju dëshiruar mirë se ardhje komshinjve të rinj.
Lexoj rastësisht këtë thënie, që s’di pse e kam shënuar 4 muaj të shkuar, në anën e prapme të një fature kafeje, dhe vetiu më vjen në mend një hajk japonez, shkruar 5 shekuj më parë: ‘Vjeshtë e vonë./ Po fqinji vallë/si po kalon?’
Shekuj të ndryshëm, po vetmia ka mbetur hall i njëjtë, mendoj. Dhe s’di të them: në kohën tonë të internetit, të lidhjeve dhe rrjetëzimeve pafund, njeriu ndihet më pak apo më shumë i vetmuar?
(Nga cikli ‘Grunari i leximeve’)
Lexo edhe:
ÇAPAJEV GJOKUTAJ: DASHURIA KA NEVOJË EDHE PËR FSHEHTËSI…
Mos u bëj Don Kishot, dashuria që këndon Lasgushi ishte e vjetëruar edhe në vitet e rinisë sonë, le më sot. Vargjet që citon ti: ‘një dashuri plot fshehtësi/ m’e fshehur se fshehtësia’, Lasgushi i ka shkruar si vazhdim të vargjeve: ‘se s’dashuronim as un’ as ti,/ po dashuronte dashuria’. Medemek një dashuri që dominon gjithçka, që s’pranon arsyetim e logjikë, një dashuri aq e fortë dhe e pashpjegueshme, sa që kalon në kufijtë e iracionales.
Kështu më shkruan një mik i hershëm dhe vazhdon: brezat që erdhën pas nesh kanë meritën e madhe se e bënë dashurinë më njerëzore, më të aplikueshme. Për t’ia arritur kësaj punuan në dy drejtime: vazhduan të injoronin qasjen patriarkale që e konsideronte dashurinë si turp e prishje morali, por injoruan edhe qasjet platonike që zenë fill me shigjetën e Erosit dhe vijnë tek perceptimet idealiste e romantike për dashurinë si enigmë, fshehtësi, llaftari.
Ti, që me heshtën e ironisë nisesh të mbrosh privacinë e fshehtësinë e dashurisë, më kujton Don Kishotin, që donte ta kthente botën pas…
TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU