Dashuria është aty ku je i gatshëm të vuash…

"Gremina e dashunis"

Dashuria….ObserverKult ua sjell disa thënie për të nga autorë të ndryshëm:

Dashuria është aty ku je i gatshëm të vuash./ Cesare Cremonini

Të dashurosh, në të gjitha rastet do të thotë të jesh i brishtë. Çfarëdo që të dashurosh, zemra jote do të thyhet patjetër./C. S. Lewis

Nëse dashuron, vuan, por në këmbim ke dashurinë. Nëse nuk dashuron, vuan njësoj e nuk ke asgjë në këmbim./Giulia Carcasi

Dashuria e vërtetë nuk e njeh thellësinë e saj deri në momentin e ndarjes./ Gibran

Njeriu nuk qan për dashurinë e atij që e ka tradhtuar, por ligështohet që nuk ka merituar besimin./Cesare Pavese

Ki besim në dashuri edhe kur të bën të vuash. Mos e mbyll kurrë zemrën tënde./ Tagore

ObserverKult

dashuria
Foto ilustrim

Lexo edhe:

FRIDA KAHLO: MOS NDËRTO MURE PËRRETH DHIMBJEVE TË TUA…

ObserverKult ua sjell disa thënie të Frida Kahlos:

“Në fund të ditës, ne mund të durojmë më shumë nga sa mendojmë se mund të durojmë”.

“Këmbët, për çfarë më duhen kur unë kam krahë për të fluturuar”.

“Asgjë nuk është absolute. Çdo gjë ndryshon, çdo gjë lëviz, çdo gjë zgjidhet, çdo gjë fluturon dhe largohet”.

“Unë pikturoj lule, në mënyrë që ato të mos vdesin”.

“Nuk ka gjë më të bukur se e qeshura. Ajo është fuqi për ta braktisur veten dhe për t’u shndërruar në dritë. Tragjedia është gjëja më qesharake”.

“Ti meriton çdo gjë të mirë, më të mirën, sepse je një nga të paktët njerëz në këtë botë të ligë që janë të drejtë me veten, dhe kjo është gjëja e vetme që realisht ka rëndësi”.

“Gjej një të dashur që të sheh sikur të ishe magjike”.

“Unë nuk pikturoj ëndrra apo makthe, pikturoj realitetin tim”…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU