Parashqevi Simaku, si u bë e famshme në të gjithë Shqipërinë vajza nga Kavaja…

parashqevi simaku
Parashqevi Simaku

Ndonëse është larguar prej shumë vitesh në SHBA, ajo vazhdon të identifikohet me këngët e saj, të cilat vazhdojnë të cilësohen hite ndonëse koha ka kaluar.

Por kush është Parashqevi Simaku? Si u bë e famshme në të gjithë Shqipërinë vajza nga Kavaja, në një kohë kur Shqipëria ishte nën regjimin komunist?

Këto janë vetëm disa nga pyetjet që flasin shumë për këngëtaren që lëvroi çdo zhanër në muzikë, nga ajo e lehta e deri tek popullorja. Parashqevi Simaku lindi në vitin 1966 në qytetin e Kavajës dhe më pas u shpërngul në Durrës.

Që në moshë të vogël, ajo u spikat nga kompozitorët më të njohur të momentit në atë kohë në Shqipëri. Parashqevia këndoi në shumë festivale edhe Koncerte të Pranverës.

Më 1985 zuri vendin e parë me këngën “Në moshën e rinisë” në Festivalin e 24-të të Këngës në RTSH.

Gjithashtu më 1988 fitoi çmimin e parë të Festivali i 27-të i Këngës në RTSH me këngën “E duam lumturinë”.

Pas vitit 1991 ajo u largua drejt SHBA edhe nga ai moment jeton atje, ku ka krijuar edhe jetën e saj. Këngëtarja u martua me një shtetas amerikan, të quajtur Robert.

Madje lindi dhe një djalë nga martesa me të, të cilin e pagëzoi me emrin Luke, por gjithçka mori “fund” në 2012-tën.

Më pas, u përfol se këngëtarja pësoi një paralizë faciale, por gjithçka mbeti në kuadrin e thashethemeve, Simaku nuk konfirmoi asnjëherë asgjë.

Megjithatë, pavarësisht gjithçkaje, Parashqevi Simaku vazhdon të mbetet në memorien e çdo shqiptari si gruaja e bukur dhe e talentuar që të gjithë e adhuronin./abcnews/

Parashqevi Simaku

Lexo edhe:

PARASHQEVI SIMAKU: MË KE MUNGUAR… (TEKSTI DHE KËNGA)

Një mbrëmje kthehesha tek ti
Me mall të ri të pa treguar,
Unë të mungoja ty e di
Ashtu si ti më ke munguar…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU

ObserverKult