Ministrja: Nuk do të ketë ndërtime kullash apo vilash luksoze në Butrint, do bëjmë vetëm qendër vizitorësh

Butrinti, në një arkivë që ekspozohet për herë të parë në Tiranë

Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti ka bërë me dije se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është miratuar plani i menaxhimit të integruar të ansamblit historik Pallati i Brigadave.

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është miratuar plani i menaxhimit të integruar të ansamblit historik Pallati i Brigadave. Kështu bëri me dije Ministrja e Kulturës, Elva Margariti. Duke shtuar se në menaxhim përfshihet ehde zhvillimi i potencialit të parkut që do t’i japë impuls pozitiv zonës

Ministrja shtoi se vendimi është marrë pas konsultimit me Universitetin Politeknik të Tiranës si rrjedhojë e nismës ‘Pakti për Universitetin’.

Nuk mbeti pa komentuar çështja e Butrintit, për të cilën ka shumë debate. Ministrja Margariti theksoi se nuk do të ketë ndërtim kullash apo vilash luksoze në zonë. Ndërsa do të bëhet vetëm një qendër vizitoresh për të arritur standardet botërore. 

“Sot miratuam planin e menaxhimit të integruar të ansamblit historik Pallati i Brigadave. Kjo vjen si nevojë jo vetëm e planit që kemi për menaxhimin e siteve të ndryshme që vjen si rrjedhojë e kuadrit të ri ligjor, ligji i trashëgimisë na vendos para kushteve të hartimit të planeve të menaxhimit të integruar për të zhvilluar ato monumente kulture.

Në këtë rast jemi në një menaxhim të integruar sepse kemi parë jo vetëm pallatin në vetvete si një objekt i trashëgimisë por të gjithë potencialin e parkut për ta zhvilluar atë në një formë të re menaxhimi, e cila duhet të jetë një formë që i sjell jo vetëm vlera të shtuara të monumentit dhe të aspektin e mirëmbajtjes ose restaurimit që janë hapa të rëndësishëm të nevojshëm aktualë, por kemi parë pjesën e bashkëveprimit me komunitetin, me universitetet dhe aspektet e fjetura të një turizmi kulturor që i mungon asaj zone.

Ka qenë proces i gjatë konsultimi, është hartuar në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës. Ka ardhur dhe si rrjedhojë e nismës ‘Pakti për Universitetin’. Kjo i hapi rrugën projekteve të detajuara jo vetëm të restaurimit, por edhe parkut që do i japë impuls shumë pozitiv zhvillimit të zonës”, tha Margariti./shqiptarja.com


Lexo edhe:

BUTRINTI, ATY KU SHKELI SULEJMANI I MADHËRISHËM…

ObserverKult