Në fazën e parë të jetës së fëmijës tënd, ti je arsyeja e vetme e jetesës së tij…

Luca Argentero

Nga Luca Argentero

“Origjina sigurisht që ka rëndësi, ne mund të mësojmë kaq shumë nga gjestet e prindërve tanë. Prindërit e mi kanë qenë përherë xhentilë, si mami dhe babi, me ne fëmijët. Janë kujdesur për gjithçka dhe këtë kujdes na e transmetonin edhe neve. Pra, kam pasur një shembull të mirë dhe besoj se të njëjtin shembull po e transmetoj edhe tek fëmijët e mi.

Është e vështirë të jesh një prind i mirë, nëse duhet ta krijosh çdo gjë nga fillimi.

Unë mund të mbështetem tek ajo që kam mësuar prej prindërve të mi, madje ua kam thënë atyre se sa me fat ndihem që kam pasur prindër si ata. Edhe ata gjithashtu ma kanë shprehur sa me fat janë ndjerë që kishin dy fëmijë si unë dhe motra ime. Në fazën e parë të jetës së fëmijës tënd, ti je arsyeja e vetme e jetesës së tij. Më pas, kur fëmija rritet, fillon të bëjë zgjedhjet e veta në jetë, ti mundesh thjesht t’i shoqërosh në rrugën e jetës”.

ObserverKult

—————–

Lexo edhe:

JETOJMË NË NJË BOTË KU PAMJA FIZIKE KA MË SHUMË RËNDËSI SE INTELEKTI