Poezi nga Beatrice Zerbini
Sa herë bie zilja e derës,
je ti
që nuk i tingëllon;
letrat:
ti që nuk i ke shkruar
dhe vënë datat,
je ti nënshkrimi,
forma e një tjetër emri;
je ti që nuk pret në drushtë,
jo këtu poshtë,
jo në fund të udhës,
jo te qoshja,
jo pas meje,
jo në bar:
je vështrimi,
kërkimi,
zbrazëtia;
je ti
gjithë letërshpërndarësit,
je ti buqetë trëndafilash jo e imja;
je ti që nuk dhuron lule;
është e jotja:
e zeza e trikove;
yti;
restoranti pas stacionit,
stacioni,
trenat, ata që mbërrijnë,
por edhe (dhe mbi të gjitha)
ata që shkojnë,
ata që s kthehen,
ata që s’më tregon;
dymbëdhjeta në kalendar,
bimët,
e qara ime.
Janë të tuat:
Piero della Francesca,
Alberto Burri,
angjinaret dhe vera
e shumë më tepër ndër buzë;
kjo poezi,
kovat e bardha me skajet blu;
ndryshku është i yti.
të ecurit udhëve në qendër është e jotja,
të qenit unë e lumtur
është jotja;
palumturia ime s’është e jotja,
e jotja: ana e majtë
e shtratit,
e makinave të bardha,
faqes,
gjoksit.
Ujdisi në shqip: Rielna Paja
ObserverKult
Lexo edhe:
BEATRICE ZERBINI: ATI YNË QË JE NË QIELL, ZBRIT!
Ati ynë
që je në qiell,
zbrit!
Ulu,
na merr,
e na mbaj,
me krahët e fuqishëm,
na ngri veç si
baballarët e vërtetë
e na dëgjo sikur
brenda nesh të jesh,
bash sikur
të jesh.
Ekzisto,
qëndro,
mos u dorëzo
e pastaj na mëso
të bëjmë njësoj.
Jepna bukën,
jepna kohën
jepna një dhunti;
përndryshe
vetëm dashuri,
të zakonshme,
me mirëkuptim,
zemërbutë e me pëlqim,
që të zgjasë
të mos humbasë
që të na shohë e të shihet,
që t’i besohet.
E çlirona prej frikës,
ziles
së telefonit
natën,
nga goditjet,
nga të mosndjerët bijtë e tu të gjithët
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU