“Kryeveprat” e Dino Buzzatit, kanë zbritur në COD, në kuadër të ciklit “Lexime të Performuara”.
Aktorja e mirënjohur shqiptare, Ema Andrea performoi në sallën “Forum” pjesë nga veprat letrare të shkrimtarit italian Dino Buzzati.
Bota që ofron Dino Buzzati, nëpërmjet librit “Kryeveprat”, është një botë magjike, e mistershme, mjaft tërheqëse për lexuesin, i cili mbërrin deri në fund të leximit me frymën pezull, në pritje për të njohur të vërtetën e vetme që kthen në anën tjetër të gjitha ato që deri në ato momente dukeshin të vërteta.
Aktorja përçoi një atmosferë surreale të librit në sallën “Forum”, ku pas dukjes së rrëfimit përrallor shfaqen edhe tematikat e rëndësishme me të cilat autori përballet.
Më herët, Ema Andrea ka sjellë në COD “Tri Gra” nga shkrimtari japonez, me famë botërore, Yasushi Inoue. Por gjithashtu edhe copëza nga krijimtaria e shkrimtarëve me peshë si Marquez e Allende, duke e kthyer këtë sallë të Kryeministrisë, në një qendër të rëndësishme takimi letrar./ATSH
Lexo edhe:
RRËFIMI I EMA ANDREAS: NË SHQIPËRI PO TË QESHËSH NË MËNGJES TË THONË A KE PIRË?
Aktorja, Ema Andrea, ka treguar detaje nga jeta e saj private, duke u kthyer pas në kohë. Pikërisht në mometin kur mori vesh lajmin se priste një fëmijë.
E ftuar kohë më parë në emisionin “Historia ime”, ajo ka folur për vështirësitë që ka hasur në jetën e saj. Si dhe shtatzëninë në kohën kur ishte ende në fakultet.
Në rrëfimin e saj, aktorja ka rrëfyer se gjatë jetës ka kaluar shumë pengesa dhe të papritura. Por ia ka dalë falë mbështetjes së familjes së saj…
TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU
ObserverKult