2000 vjet në thellësi të detit, zbulimi i jashtëzakonshëm në brigjet e Pulias

Një anije romake e fundosur 2 mijë vjet më parë, është gjetur në fund të detit në rajonin jugor të Pulias.

Zbuluesi ka qenë Fabio Matacchiera, profesor historie dhe i apasionuar pas arkeologjisë, i cili nëpërmjet një GPS të veçantë hartografik, ka bërë zbulimin e jashtëzakonshëm.

Fillimisht, ai ka gjetur disa qindra pllaka prej guri dhe objekte të fshehura nën rërë dhe midis shkëmbinjve, në brigjet e Tarantos.

Kjo e ka bërë atë të mos e ndalë kërkimin dhe të zbulojë anijen e fundosur.

Të dhënat e mbledhura nga Matacchiera u analizuan më pas nga arkeologët të cilët konfirmuan teorinë e fundosjes së një anijeje në periudhën perandorake romake, midis shekujve 1 dhe 4 pas Krishtit.

Sipas arkeologëve, ngarkesa e anijes që u gjet në Pulias, supozohet se është përdorur për rinovimin e dikurshëm të vilave bregdetare në këtë zonë, të cilat shquheshin për luksin dhe rezidencat e veçanta private.

Gjatë zhytjes së tij, profesori i historisë gjeti gjithashtu një spirancë hekuri me boshtin e thyer, çka sipas tij, provon që para fundosjes anija është përplasur me shkëmbinjtë, si shkak i një stuhie të papritur./a2news.com


Lexo edhe:

“TRAGJEDIA BUZË DETIT”: NJË INCIDENT I TMERRSHËM QË NDRYSHOI JETËN E NJË ÇIFTI PËRGJITHMONË

“Tragjedia buzë detit”, titullohet fotografia që mori çmimin Pulitzer.

Në mëngjesin e 2 prillit 1954, fotografi i Los Angeles Times, John Gaunt, po rrinte në oborrin e përparmë të shtëpisë së tij në plazh në Hermosa, kur dëgjoi një fqinj të bërtiste: “Diçka po ndodh në plazh!” Instinktivisht, Gaunt kapi kamerën e tij Rolleiflex dhe nxitoi për të parë një çift të tmerruar që shtrëngonin njëri-tjetrin.

Në breg, qëndronin një çift i ri, zoti dhe zonja John McDonald. Ndërsa lëviznin përpara, pastaj mbrapa, duke u kapur pas njëri-tjetrit, gjuha e trupit të tyre i tregoi Gauntit një histori që ia shtrëngoi barkun. Ai e kuptoi se dikush duhet të ketë humbur dhe bëri një fotografi nga dyqind metra larg…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU

ObserverKult