Ukraina triumfoi në Festivalin Europian të këngës, por “Eurovision 2023” do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar për këto arsye…
Festivali Europian i Këngës, Eurovision do të zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar vitin e ardhshëm, për shkak se organizatorët mendojnë se ngjarja nuk mund të mbahet në vendin fitues, Ukrainë për shkak të agresionit të vazhdueshëm rus.
Mbretëria e Bashkuar u rendit e dyta në finalen e këtij viti, ndaj dhe stafeta për mbajtjen e festivalit i kaloi asaj. Ngjarja më e madhe muzikore në Evropë do të transmetohet nga BBC.
“Ne u jemi mirënjohës partnerëve tanë të BBC-së që treguan solidaritet me ne,” tha Mykola Chernotytskyi, kreu i transmetuesit publik të Ukrainës.
Nuk dihet ende se cili do të jetë qyteti mikpritës. Por qytetet, si Glasgow, Manchester dhe Bristol kanë shprehur interes të lartë./(bbc/BalkanWeb)
Lexo edhe:
PRAPASKENAT E EUROVISIONIT, POLICIA ITALIANE PARANDALOI NJË SULM
Policia italiane parandaloi sulmet e hakerëve nga grupet pro-ruse gjatë gjysmëfinales më 10 maj dhe finales së të shtunës të Eurovizionit në Torino.
Policia tha se ka parandaluar disa sulme kibernetike nga grupi i hakerëve Killnet dhe Legion. Sulmet do të godisnin infrastrukturën e rrjetit gjatë votimit dhe performancës së garuesve.
Killnet tha më 11 maj se ai kishte sulmuar faqet e internetit të disa institucioneve italiane. Duke përfshirë Senatin, dhomën e lartë të parlamentit italian. Si dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë, njoftoi agjencia e lajmeve ANSA…
Që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, shumë qeveri perëndimore kanë rritur nivelet e tyre të alarmit. Këtë e bënë për sulme të mundshme kibernetike ndaj sistemeve dhe infrastrukturës së IT.
TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU