Mundësi e artë: Trajnohuni pa pagesë me 300 orë në teknologji informative

Kosova është një vend i vogël, por i veçantë. Një vend lehtë i identifikueshëm. Identiteti ndërmarrës, pozita strategjike, mosha e re e popullatës, fryma e digjitalizimit, diaspora shumë e fuqishme, shumë-gjuhësia janë përcaktuese  në këtë vend.

Kosova, po vazhdon të rrisë fuqinë e saj eksportuese, veçmas në tregun e Bashkimit Evropian, atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sikurse edhe në regjionin e Ballkanit, me një ekspanzion të vazhdueshëm rritjeje, si në shërbimet e ICT e digjitale, prodhimtarinë e mobilierisë, metal-përpunimit, agros, turizmit, tekstilit, artit etj.

Sa i përket shtrirjes dhe qasjes në internet, Kosova tashmë ka kaluar 99.8 % të vendit me mbulueshmëri interneti, me një penetrim mobil mbi 110 %, me sektor të ICT që rreth 75 % e bizneseve nga ky sektor eksportojnë shërbime, me dominim në vendet gjermano-folëse si dhe SHBA.

Duke ju falënderuar partnerëve si Bashkimi Evropian Zyra në Kosovë, nëpërmjet projektit “ICT for Kosovo’s Growth” që vetem gjatë këtyre 4 raundeve të deritanishme ka trajnuar mbi 1.238 të rinj, nga ta, mbi 990 të çertifikuar në module të ndryshme, ku prinë Web Development me 348 të certifikuar (35 %), CyberSecurity me 289 të çrtifikaur (29 %), Java progamming me 177 të çertifikuar (18 %), Python Programming me 146 të çertifikuar (15 %), si dhe Bigdata Analytics me 30 të çertifikuar (3 %) etj.

E dhënë tjetër me rëndësi është edhe pjesëmarrja në baza gjinore, me rreth 38.3 %. Në dy raundet e ardhshme të trajnimeve (raundi V dhe VI) nga projekti ICT for Kosovo’s Growth, do të ketë edhe module të reja, duke vazhduar me Machine Learning në raundin e V dhe pastaj me Artificial Intelligence në raundin e VI. Vlen të theksohet se pjesëmarrësit në këto module janë studentë e të diplomuar nga shkencat kompjuterike, inxhinierike, programimi e matematika, të punësuar junior në sektorin e ICT e atë digjital, start-up-e etj., duke mbuluar një nevojë të madhe të tregut të punës nga ky sektor dhe bizneseve tradicionale po ashtu, qoftë prodhim, përpunim, shërbime e tregti etj.

Me hapjen e raundit të ri për aplikime (Rundi V), të rinjtë e të rejat do të kenë mundësi të zgjedhin njërin nga 7 modulet e avancuara të trajnimeve 5-mujore me kurrikula të bazuara në industri prej 300 orësh, ofruar nga trajnerë vendorë e ndërkombëtarë, si Cybersecurity Professional, Web Development Application Professional, Web Dev Application Practitioner, Enterprise Java and Mobile Appl Developer, Python Programming, BigData Analytics dhe Machine Learning

Sllogani ynë i thirrjes është “Digitalisation – the Way We Prosper”, duke synuar të rritemi, zhvillohemi e prosperojmë  me Ekonominë e Digjitale, Ekonominë e Dijës !

Strategjitë zhvillimore të vendit tejkalojnë fushën ekonomike, duke targetuar zhvillimin, e-qeverisjen, digjitalizimin, automatizimin e proceseve, arsimin, investimet e huaja, mirëqenien, shëndetësinë.

Ky orientim yni strategjik udhëheq edhe vizionin prosperues të Kosovës, duke shpalosur një qasje të gjithëpërfshirjes së tregjeve ndërkombëtare, ndaj integrimit evropian e ndaj zhvillimit ekonomik.

Kosova promovon mundësi.

Kosova si frymë identitare ka qytetarinë mikëpritëse, gjithëpërfshirjen si synim ekonomik dhe solidaritetin si kulturë tradicionale.   

Ndërsa, misioni zhvillimor i vendit tonë përmbledhet mbi këtë vizion:

‘Të krijojmë kushte për zhvillim dhe ekonomi konkurruese e gjithëpërfshirëse duke mbështetur sektorët primarë vendorë dhe duke punuar me të gjithë bashkërisht për vizionin e vendit prosperues evropian’.

Sektori  Digjital e ICT

Duke orientuar zhvillimet tona strategjike në sektorët e identifikuar, si ai i ICT e digjital, prodhimtarisë, shërbimeve, secili më specifik se tjetri, synojmë që të dëshmojmë shembullin praktik të qytetarisë evropiane, ekonominë e lirë të tregut, promovim investimesh, rini me zhvillim e dije të krahasueshme, shtet demokratik e qeverisje të mirë, me ndjenjen e pronësisë për çdo qytetar të vendit tonë, për mirëqenie, sukses dhe zhvillim.

Gjatë vitit 2021, u shënua një eksport rekord nga sektori ICT ^ digjital prej mbi 80 mil €, duke dominuar tregu gjermanofolës (regjioni Dach), me një rritje vjetore prej mbi 25 % krahasuar me vitin paraprak.

Përderisa, Kosova, aktualisht qëndron shumë mirë në nivelin e mbulueshmërisë brezëgjerë (pothuajse  100 % e vendit me qasje në internet), ne duhet ta zhvillojmë sektorin tonë të ICT si sektorin më të rëndësishëm e më relevant në vend. Ndërkaq, disa fusha ende janë larg trendeve dhe mesatareve evropiane, si p.sh.,  pëdorimi i e-qeverisjes dhe shërbimeve të e-commerce e poashtu e-business. Sikurse edhe, privatësia dhe siguria në përdorimin e shërbimeve të ICT ende përfaqëson një sfidë të konsiderueshme për popullatën e gjerë ne Kosovë, qoftë për nevoja private apo biznesore.

Thirrja e re, për raundin V, është e hapur nga 25 Korrik deri më 20 Gusht, dhe të interesuarit në një nga 7 modulet e projektit, mund të aplikojnë përmes platformës online  https://e.ictkosovo.eu/

Infomata të detajuara ofrohen përmes:

https://www.facebook.com/KosovoICTSupport

https://instagram.com/kosovoictsupport?igshid=YmMyMTA2M2Y=