Sulmohet shkrimtari i famshëm Salman Rushdie, dyshohet se e kanë qëlluar me mjet të mprehtë

salman rushdie rowling

Shkrimtari i famshëm Salman Rushdie raportohet se është sulmuar me thikë teksa po mbante një fjalim përpara audiencës në Nju Jork.

Salman Rushdie po fliste në një event në Institucionin Chautaqua të Nju Jorkut kur një person i paidentifikuar u ngjit në skenë dhe e qëlloi me thikë.

Fotografitë e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentet kaotike kur njerëzit i shkuan në ndihmë shkrimtarit i cili prej vitesh ka qenë shënjestër e kërcënimeve me vdekje, për shkak të librit të tij “Vargjet Satanike”.

Libri “Vargjet Satanike” është frymëzuar nga një legjendë e Profetit Muhamed. Salman Rushdie shkruan se tre ajetet e Kuranit iu thanë Profetit Muhamed nga djalli i maskuar si Zoti. Libri u quajt blasfemi.

Në atë kohë lideri suprem i Iranit, Ajatollah Khomeini lëshoi një fetva, vendim ligjor i bazuar në ligjet e sheriatit, që bënte thirrje për vrasje të Rushdie.

Ndonëse qeveria aktuale e Iranit është distancuar nga urdhri për të vrarë shkrimtarin, vendi ende ka në fuqi një shpërblim prej 3 milionë dollarësh për këdo që e vret atë.

Policia ka arrestuar një djalë të ri që besohet të jetë autori i dyshuar i sulmit.

lexo edhe:

SALMAN RUZHDIE: BORGES HAPI CA DYER MAGJIKE NË MENDJEN TIME