Kisha më “e njohur” në Shqipëri, për shkak të Skënderbeut

Në kuadër të “Muajit të trashëgimisë”, ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, ka postuar në rrjetet sociale, foton e kishës së Kepit të Rodonit.

Margariti e cilëson Kishën e Shna Ndout si një nga më të bukurat dhe domethënëset për besimtarët e krishterë.

Kisha iu rikthye besimtarëve dhe turistëve, falë mbështetjes së misionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, përmes programit EU4Culture Albania, që mundësoi restaurimin e këtij monumenti të dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019.

Kisha e Shën Ndout, është monument i trashëgimisë kulturore me një arkitekturë romaniko-gotike e shek. XIII.

Ajo është një ndër kishat më të dëgjuara në periudhën e Mesjetës, edhe për shkak të ndërtimeve që bëri Skënderbeu në zonën e Kepit në shekullin XV.

Për ndërtimin e kësaj kishe është përdorur teknika bizantine e klausonazhit, por dallohen edhe elementë të arkitekturës romanike dhe gotike, si harqet me majë.

Ndër fragmentet e ruajtura nga piktura murale, në pjesën e poshtme qendrore të absidës lindore paraqitet një shqiponjë dykrenore, ndërsa më djathtas, një kalorës i ri pa mjekër dhe dy shpendë.

Për shkak të vlerave të saj monumentale, të lidhjes së ekzistencës së saj me njërën nga periudhat më të shquara të historisë së Shqipërisë, si dhe për shkak të pozicionit gjeografik dhe peizazhit mahnitës, Kisha e Shën Ndout është njëra nga pikat më të vizitueshme nga turistët vendas e të huaj./ATSH

—————————

Lexo edhe:

KISHA BRENDA SHPELLËS, JA ÇFARË FSHIHET NË LIBRAZHD

Në trevat e Librazhdit të sotëm ndodhen disa shpella, të quajtura shpella eremite, ose shpella kisha, si në fshatrat Koshorisht, Skroskë dhe Urakë. Në muret e tyre shkëmbore ka piktura murale me tematikë biblike.

Në njërën prej këtyre shpellave, në fshatit Koshorisht, ndodhet një nga pikturat më të mëdha shpellore në Shqipëri. Piktura e shpellës eremite të Koshorishtit ka disa skena. Ato bartin vlera të rëndësishme kulturore dhe historike…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU

ObserverKult