Vdiqën të gjithë dasmorët- shpëtuan vetëm nuset (legjenda)

Legjenda ose gojëdhëna është tekst rrëfyes nga goja e popullit që i kushtohet personave ose dukurive që kanë ndodhur dhe që këta persona apo dukuri kanë lënë gjurmë në jetën e një shoqërie njerëzore.

Në këto tregime ndodhitë e gjithave personazheve apo aftësitë e personave prezantohen zakonisht me fuqi mbinatyrore mirëpo lidhen me ndonjë të vërtetë.

Si të gjithë popujt e botës edhe shqiptarët kanë legjendat e tyre, disa në nivele më të ulta e disa kanë arritur që të jenë edhe legjenda gjithëpopullore.

Një nga këto legjenda është ajo që ka të bëjë me krushqit e dy dasmave dhe vrasjet e të gjithë dasmorëve e që thuhet se ka ndodhur në një fshat afër Therandës (ish-Suhareka).

Ja çka thotë kjo legjendë e dhimbshme:

“Në atë kohë në këtë vend, u zhvilluan dy dasma. Tradita jonë ishte që nusja të merrej me krushqi por qëlloi të bëheshin dy dasma në një ditë. Krushqit e të dy dasmave arritën në qendër të fshatit në të njëjtën kohë dhe nuk ia lëshonin rrugën njëri-tjetrit.

Pas shumë bisedash dhe reagimesh nga të dy palët, u përdorën edhe armët. Pothuajse, u vranë të gjithë dasmorët- vetëm nuset shpëtuan”.

Sipas legjendës, “nuset ishin të hipura mbi kuaj, dhe nga momenti kur u përdorën armët dhe kafshët u trembën dhe u larguan së bashku me nuset e reja”.

E përgatiti: U.V.- ObserverKult


Lexo edhe:

LEGJENDA POPULLORE: ÇKA BANI DJALI PËR CUCËN QË E DONTE…

Sipas legjendës, nji djalë i katundeve aty afër e donte nji cucë tek s’ka.
Baba i cucës qe ndërdyshtas: me ia dhanë cucën djalit ose jo.
I thotë djalit: “Ke nji provë t’randë me kalue. Te shpati i Shkallës Keqe, mu afër majës, asht nji pishë. Po e preve pishën, cuca asht e jotja”.
Djali u mendue e u shmendue e ma n’fund i tha: “Kam me e pre at pishë”…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU