Poezi nga Agron Islami
I kërkoj falje kohës që s’isha i pranishëm kur ajo erdhi.
I kërkoj falje lotit që syri s’e la të binte
I kërkoj falje buzëqeshjes se buza dot s’e pikturoi.
U kërkoj falje njerëzve që më folën dhe unë nuk isha i vëmendshëm.
I kërkoj falje vetes, që ia mora veten.
*Titulli i origjinalit: Në rrëfenjëtore
ObserverKult
Lexo edhe:
MAHMUD DERVISH: AJO NË DARKË ËSHTË E VETMUAR
Ajo në darkë është e vetmuar
dhe unë jam i vetmuar, si ajo.
Midis meje dhe qirinjve të saj
në restorantin e dimrit janë dy tavolina të zbrazura
(asgjë nuk e trullos heshtjen tonë).
Ajo nuk më sheh, kur e shoh tek
këput një rozë nga kraharori i saj.
Edhe unë, po ashtu, nuk e shoh, kur më sheh mua tek thith nga pija ime një puthje…
Ajo nuk e ciflon bukën e saj edhe unë
po kështu, nuk e derdh ujin mbi
pecetën prej letre.
(asgjë nuk e trazon dot paqen tonë)
Ajo është e vetmuar, edhe unë, para bukurisë së saj, i vetmuar jam. Çne që nuk na njëson brishtësia? Them me vete:
– Pse nuk e po shijoj dot pijen e saj?
Ajo nuk më sheh, kur e shoh,
tek e vë njërën këmbë sipër tjetrës.
Po kështu, as unë nuk e shoh, kur më sheh
tek heq xhaketën…
Asgjë nuk e sëndis atë për mua,
asgjë nuk më sëndis mua, sepse ne jemi tani dy bashkëtingëllore në harresë.
Darka jonë qe, secili më vete kuptohet, joshëse. Zëri i natës qe blu.
Nuk jam i vetmuar, e as ajo nuk është e tillë. Së toku i vëmë veshin kristalit.
Asgjë nuk e thyen natën tonë.
Ajo nuk thotë:
Dashuria lind si një qenie e gjallë e
përfundon si një ide.
Po ashtu as unë nuk them:
Dashuria përfundon si një ide.
Mirë, ama kjo, e tillë duket!
Përktheu: Agron Islami
ObserverKult