Ja çka e dërrmon një grua…

lot grua jo secila

Secila mund të të jepet. Por jo secila di të ngrihet nga shtrati drejt dhe të ruaj dinjitetin e saj si mbretëreshë.

Nga Blaga Dimitrova

“Të kesh forcë të ngrihesh pas dashurisë dhe të shkosh…

Fillimisht ata të mbajnë në krahë si mbretëreshë në qiell. Pastaj, të lënë të qetë, të zbresësh e vetme dhe të shkelësh me këmbë të zbathura në tokë të ftohtë.

Ky është poshtërimi më i madh që njeh një grua.

Secila mund të të jepet. Por jo secila di të ngrihet nga shtrati drejt dhe të ruaj dinjitetin e saj si mbretëreshë.

Sa mirë që ai zakonisht fle në këtë çast të tmerrshëm! Ai fle shkujdesur, pa e vrarë mendjen, se befas, ajo, e pushtuar dhe e nënshtruar, kujton një tjetër që nuk do ta linte kurrë të ikte kaq e përkulur dhe e thyer.

Kjo është përulja më e madhe që gratë e ndjejnë. Kurthi më i madh që u bën jeta.

Nuk ka peshë më deformuese në tokë sesa fati i një gruaje, kur detyrohet të bëjë me një të padashur, atë që dëshiron të bëjë me një që dashuron. Kjo e gjymton.”

PërgatitiT.K/ ObserverKult

Lexo edhe:

SOPHIA LOREN: NËSE NUK KENI QARË, SYTË TUAJ NUK MUND TË JENË TË BUKUR…

jo secila sofia loren

Në vazhdim, po u sjellim disa nga thëniet më të njohura të saj:

– Ekziston një burim rinie që gjendet në mendjen tënde, në talentin tënd, në krijimtarinë që sjellë në jetë. Kur t’ia gjesh anën këtij burimi, atëherë do ta kesh mundur vërtetë moshën.

– Secila grua duket e bukur kur di të jetë vetvetja. Nuk ka të bëjë me veshjet apo makijazhin, por me mënyrën se si shndrit.

– Nuk i kuptoj njerëzit që i fshihen të shkuarës së tyre: çdo ngjarje që ke jetuar të ndihmon të jesh personi që je sot.

– Imagjinata e burrit është arma më e mirë e gruas.

– Gabimet janë pjesë e haraçit që duhet të paguajmë për të pasur një jetë të plotë.

– Kur je nënë, nuk je asnjëherë e vetme në mendimet tua. Një nënë duhet të mendojë gjithmonë dyfish, një herë për vete dhe një herë për fëmijën e saj.

– Nëse nuk keni qarë, sytë tuaj nuk mund të jenë të bukur.

– Bukuria është mënyra se si ndiheni përbrenda dhe kjo gjë reflektohet në sytë tuaj. Nuk është diçka fizike.

– Pas gjithë këtyre viteve, unë jam ende e përfshirë në procesin e zbulimit të vetes. Është më mirë të eksplorosh jetën dhe të bësh gabime sesa të mundohesh të bësh gjithçka perfekte pa gabuar. Gabimet janë pjesë e detyrimeve që duhet të paguhen për të jetuar plotësisht.

– Ju të gjithë, thellë në zemrat tuaja, duhet të besoni se keni një bukuri të veçantë që nuk është si asnjë tjetër dhe që është aq e vlefshme sa nuk duhet ta braktisni. Në të vërtetë, ju duhet të mësoni ta vlerësoni atë.