U fundos 80 vjet më parë, anija që ndot ende Oqeanin e Ngrirë të Veriut

Një anije e fundosur që në kohën e Luftës së Dytë Botërore, vazhdon të lëshojë elemente toksike në fundin e Oqeanit të Ngrirë të Veriut. Sipas hulumtimeve, mbetjet e anijes po ndikojnë në mikrobiologjinë detare, edhe pse ajo është fundosur 80 vjet më parë.

Anija fillimisht shërbeu si një peshkarexhë, por më pas u përdor për patrullim nga marina gjermane, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Gjashtë avionë të Forcave Ajrore Britanike që patrullonin në bregdetin belg sulmuan anijen, më 12 shkurt 1942. Dy bomba goditën anijen, duke bërë që ajo të përmbytej me shpejtësi. 

Sulmi u mori jetën 11 marinarëve dhe fundosi të gjithë ngarkesën e anijes që përmbante municione dhe rezerva qymyri.

Një grup studiuesish filluan të analizojnë ndikimin e mbetjeve të anijes, si pjesë e një projekti madhor që ka për qëllim të hetojë rrënojat e mbetura në shtratin e oqeaneve.

Mostrat nga kjo anije, zbuluan metale të rënda si nikeli dhe bakri, por edhe arsenik. Gjithashtu, nga analizat dolën edhe kimikate që gjenden në benzinë, qymyr dhe naftë, transmeton ‘a2news.com’.

Sipas ekspertëve, në Oqeanin e Veriut, përveç mbetjeve nga anije të shumta të mbytura, gjenden edhe municione si predha dhe bomba të hedhura pas përfundimit të luftërave botërore.

Për këtë arsye, ata theksojnë se pavarësisht vlerave historike që mbetjet kanë, autoritetet përkatëse duhet të jenë të kujdesshme në trajtimin e tyre dhe mbrojtjen e ekosistemit të oqeaneve.


Lexo edhe:

ANIJA QË FRYMËZOI AGATHA CHRISTIE-N VAZHDON TË LUNDROJË MBI NIL

Pas më shumë se një shekulli që kur preku për të parën herë ujërat e Nilit. Anija Sudan vazhdon të tërheqë turistë që ndjekin hapat e novelistes legjendare të krimit, Agatha Christie.

Anija ka frymëzuar autoren britanike të shkruajë një nga veprat më të famshme të saj në 1937. Novelistja tregon historinë e detektivit të famshëm belg Hercule Poirot. Që heton…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU

ObserverKult