Deri më tani janë tre shtete që janë tërhequr nga pjesëmarrja në ”Eurovision 2023”. Pas Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, e fundit është Bullgaria që tërhiqet nga festivali. Sipas njoftimit zyrtar, në festival vitin e ardhshëm do të marrin pjesë 37 shtete.
”BBC News” tha se vendeve u është kërkuar të paguajnë më shumë për të kompensuar paratë e humbura pas ndalimit të Rusisë.
EBU e cila organizon konkursin, ka konfirmuar tani listën e 37 pjesëmarrësve për konkursin 2023, transmeton ‘Tirananews.al’.
Se sa paguan çdo transmetues pjesëmarrës për të hyrë nuk bëhet publike, por kostoja totale midis të gjithë pjesëmarrësve zakonisht shkon deri në rreth 5 milion £, me nikoqirin që paguan një shumë të mëtejshme.
Rusia dikur ishte një kontribues i rëndësishëm financiar në Eurovison, por ajo u përjashtua nga konkurrenca pas pushtimit të Ukrainës.
Lexo edhe:
JA ÇKA PO NDODH ME “EUROVISION”-IN, SHTETET PO HEQIN DORË NGA PJESËMARRJA
Në Festivalin Evropian të Këngës ”Eurovision 2023”, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nuk do të konkurrojnë. Shkak është kostoja e pjesëmarrjes.
Transmetuesit paguajnë një tarifë për të marrë pjesë në konkurs, por shuma ndryshon në varësi të madhësisë së vendit.
Disa vendeve u është kërkuar të paguajnë më shumë pasi Rusia u pezullua nga konkursi.
Kostoja totale për të gjithë transmetuesit e përfshirë për të hyrë zakonisht shkon deri në rreth 5 milionë paund, por saktësisht se sa paguan secili pjesëmarrës nuk bëhet publike…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU