Disa nga veprat e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, janë ekspozuar në një mur të Artissima në Torino të Italisë.
“Artissima” është panairi më i rëndësishëm i artit bashkëkohor në Itali. Që nga themelimi i saj në 1994, ka kombinuar praninë e një tregu ndërkombëtar me fokus në eksperimentim dhe kërkim.
Çdo vit në panair marrin pjesë galeri nga e gjithë bota. Artissima 2022 karakterizohet nga nisma specifike që paraqet veçantinë e saj në panoramën kulturore evropiane dhe aftësinë për të tërhequr disa nga galeritë, artistët, koleksionistët dhe kuratorët më interesante në nivel ndërkombëtar.
Nga e premtja 4 deri të dielën 6 nëntor 2022, hapësirat e mëdha dhe të ndritshme të panairit të Torinos kanë pritur 174 galeri italiane dhe ndërkombëtare./shqiptarja.com
Lexo edhe:
EDI RAMA: TEATRI KOMBËTAR DO TË NDËRTOHET SIÇ ËSHTË PROJEKTUAR DHE SIÇ JEMI ZOTUAR
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se Teatri Kombëtar do të ndërtohet ashtu siç është projektuar dhe siç jemi zotuar.
Deklarata e kryeministrit u bë gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ministren e Kulturës, Elva Margariti për nisjen e Javëve Kulturore Ndërkombëtare.
“Për fat të keq u bënë tani 3 vite që bëjmë plane dhe kemi projekte për të realizuar, ndërkohë vendi përballet me ndërhyrje masivisht të forta faktorësh jashtë nesh, fatkeqësisht të mëdhenj, si tërmeti, pandemia apo lufta që ka nisur në Ukrainë, e cila faktikisht ka goditur shumë në aspektin e rritjes së çmimeve në tërësi dhe rritjes së çmimeve të materialeve të ndërtimit në veçanti”, tha Rama…
Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU