Ermal Mamaqi- gazetarit: Nëse s’të pëlqen trajnimi do dal pa brekë nga bulevardi deri te “Skënderbeu”

ermal
Ermal Mamaqi

Një debat i tensionuar ka ndodhur sot në ‘Shqipëria Live’ e mes Ermal Mamaqit dhe Flavio Qarrit.

Teksa komentuesit në rrjet janë ndarë në dy kampe, pro librit të Ermal Mamaqit dhe kundër tij, në emision është dikutuar pikërisht për këtë temë.

Më poshtë një pjesë nga debati:

Flavio Qarri: Unë mendoj dhe i qëndroj asaj që kam thënë më herët, nëse një njeri ka nevojë për ndonjë motivim, iluminim janë që të gjitha falas. Nuk ka nevojë për trajnime dhe strukturime. Çdo trajnim është në funksion të personit që i bënë…

T’i qan vëllai jot dy vezë të skuqme po më duket e tepërt të them që jam kuzhinier. Kjo është autobiografi.

Ermal Mamaqi: I dashur suksesi ka gjurmë, dhe nëse ti ikën në këto gjurmë, ti mund të bësh sukses gjithashtu.

Flavio Qarri: Paske hy dhe tek magjia e zezë…

Ermal Mamaqi: Mbaj kanatjere dhe u këndoi njerëzve… Po të bëj një ofertë, hajde në trajnim që do jetë dy ditë në Kosovë. Nëse ty trajnimi nuk të pëlqen unë do dal pa brekë dhe do ec nga Bulevardi deri tek Skënderbeu.

Flavio Qarri: Çështja është që nuk duam të të shofim pa brekë, lal.

ObserverKult

Lexo edhe:

ERMAL MAMAQI PËRURON LIBRIN E TIJ: JENI RRITUR ME POEZITË E ADELINA MAMAQIT, Ç’KENI ME MUA?

ermal

Ermal Mamaqi ka prezantuar librin e tij të parë me titullin “Në garë me veten”.

Ai tha gjatë fjalimit të tij, se ka qenë Vera Grabocka që e ka shtyrë atë të bëhet prezantues.

“Një ditë Vera më thotë Ermal dua të prezantosh Dancing with the stars me Amardën. Dikur ka qenë një tmerr i madh për mua që të dilja në skenë.

Verës i thashë nuk e bëj dot. Do e bësh patjetër tha. Më futi në një cep dhe tha Ermal unë mendoj që ti mund të bëhesh një nga prezantuesit më të mirë shqiptar. Ke improvizimin, ke humorin, plus je shumë i bukur (qesh).

Më frymëzoi ai moment, shkova në shtëpi i thashë Amardës mund të bëhem një nga prezantuesit më të mirë. Vendosa ta prezantoj dhe nga ai moment jeta ime ndryshoi.

Fillova të besoj më shumë te vetja, bëra emisionin tim të parë etj. Në një festë të TV Klan falenderova Verën dhe ajo tha: Me të vërtetë t’i kam thënë këto?!”, tregoi Ermali.

Nga ana tjetër Ermali iu është përgjigjur kritikave që mori pas publikimit të librit të tij të parë “Në garë me veten”.

Ermali tha se i priste paragjykimet,  pasi për çdo gjë që bën e paragjykojnë.

Ndërkohë ai shfaqet i habitur nga kjo “herezi” .

Ermal Mamaqi: Unë kam 12 vite që studioj dhe trajnohem për të arritur këtu ku jam, por nuk e kuptoj pse qenka kaq herezi e madhe që unë të shkruaj një libër. Besoj se shumica e shqiptarëve, të paktën të brezit tonë janë rritur me librat e një shkrimtareje që quhet Adelina Mamaqi dhe meqë ne na heq dhe fisi i shkrimtarëve nuk duhet të ishte kaq tronditëse për disa njerëz që u ka vdekur qeni dhe tani lehin në Facebook mbrapa gardhit. Uroj që të qetësohen dhe të lexojnë librin pastaj të dalin për komente…

ObserverKult

Lexo edhe:

EVA ALIKAJ: NUK MË JEP ROLE ASKUSH/ TELEFONATAT ME GRABOCKËN DHE MAMAQIN