Studimi: 4 në 10 njerëz në mbarë botën besojnë tek magjia dhe fuqitë e mbinatyrshme

syri i keq magji

Në mbarë botën, më shumë se 4 në 10 njerëz besojnë tek magjia. Megjithatë, magjia, ose koncepti se disa njerëzit mund të përdorin aftësitë e tyre të mbinatyrshme për t’i shkaktuar dëme të tjerëve, është një besim që ndryshon shumë midis vendeve.

Kështu vetëm 9 për qind e njerëzve në Suedi besojnë tek magjia, ndërsa më shumë se 90 për qind e njerëzve në Tunizi besojnë se disa njerëz kanë fuqi keqdashëse. Besimi tek magjia mund të jetë po aq i vjetër sa vetë njerëzimi.

Për shembull, arti më i vjetër i shpellave në Angli, përmban “simbole shtrigash” të gdhendura në shkëmb për të larguar shpirtrat e këqij. Ndërkohë shembulli më i vjetër i shkruar i emrit hebraik të Zotit, gjendet në një pllakë mallkimi 3200-vjeçare, që synon të ndëshkojë dikë që shkeli një zotim.

Koncepti se njerëzit mund të mallkojnë është i pranishëm në shumicën e feve kryesore botërore, përfshirë Krishterimin, Judaizmin, Islamin dhe Hinduizmin, zbuloi një sondazh i Qendrës Kërkimore Pju në SHBA në 2021.

Në studimin e ri, studiuesit përdorën një grup të dhënash të gjera, të mbledhura në 6 faza të ndryshme midis viteve 2008-2017 nga kjo qendër. Në total 140.000 njerëzve në 95 vende dhe 5 kontinente iu drejtuan një sërë pyetjesh në lidhje me besimin e tyre tek magjia, si “A besoni tek syri i keq? Pse disa njerëz mund të mallkojnë?”. Apo mbi magjitë që shkaktojnë gjëra të këqija që i ndodhin dikujt.

Një kufizim i dukshëm i studimit, është fakti se nuk anketoi askënd në Indi apo Kinë, vende ku jetojnë afro 2.8 miliardë e banorëve të këtij planeti. Bazuar në sindazhin e gjerë të Qendrës Pju, studiuesit vlerësuan se të paktën 1 miliard njerëz në mbarë botën besojnë tek magjia. Gratë, banorët e qytetit dhe të rinjtë kishin më shumë gjasa të besonin tek fuqi të tilla të mbinatyrshme. Gjithsesi, pasja e një niveli arsimor më të lartë, e më shumë sigurie financiare, dhe të jetuarit në një familje më të vogël, shoqërohej zakonisht me një besim më të vogël tek magjia. Gjithsesi besime të tilla u gjetën tek njerëzit në të gjithë spektrin arsimor dhe socio-ekonomik.

Për shembull, njerëzit me një situatë ekonomike “shumë të mirë”, kishin vetëm 6-7 për qind më pak gjasa të besonin tek magjia, sesa njerëzit me një situatë ekonomike shumë më të keqe sipas studimit që u botua më 23 nëntor në revistën PLOS One.

Dhe ata që ishin fetarë, prireshin të kishin më shumë gjasa të besonin se disa njerëz zotërojnë fuqi magjike. “Në përgjithësi, besimet fetare dhe ato ndaj magjisë, janë që të dyja të përqendruara në rolin kyç të fuqive të mbinatyrshme në jetën tonë”- shkruajnë studiuesit në studim.

Njerëzit në vendet me institucione të dobëta, nivele të ulëta të besimit social, që i vënë me shumë theks konformitetit dhe që kanë një paragjykim më të madh ndaj njerëzve që bëjnë pjesë në “grupe të tjera”, kishin gjithashtu më shumë gjasa të besonin tek magjia.

Kjo përputhet me studimin e mëhershëm antropologjik mbi njerëzit indigjenë amerikanë të Kombit Navaho, i njohur gjithashtu si Dine. Ai hulumtim sugjeroi se midis njerëzve Navaho, besimi tek magjia shërbeu si një mjet i kontrollit shoqëror, që ndihmon në ruajtjen e rendit në një shoqëri kur strukturat formale të qeverisjes mungojnë ose janë të dobëta.

ObserverKult

PËR TË QESHUR APO PËR TË QARË! ENDE BESOHET NË MAGJI DHE NË “SY TË KEQ”