Petrit Vukaj, tropojani që tashmë jeton në Kanada ka dhënë detaje të pathëna më parë për familjen Berisha.
Ai tha se familja e Berishës dogji Kishën, ndaj e përzunë nga fshati.
“Jemi shpërndarë kudo nëpër botë, kemi braktisur shtëpitë, kujtimet, ëndrrat dhe besimin se do ia dilnim në token tonë. Na ndoqi mallkimi i një të mallkuari, që dikur ishte shpresa jonë më e madhe”- thotë Vukaj ndërsa tregon, debatin me të atin, të cilin e cilësoi grindjen më të madhe të jetës së tij, për ish-kryeministrin Sali Berisha.
“Kur Berisha erdhi në pushtet kishte mbështetjen tonë, ashtu sikurse dhe të gjithë tropojanëve e shumicës së shqiptarëve, të cilët besonin që ai do të sillte ndryshimin. Por sot i jap te drejte babait, qe e quante fatkeqësinë më të madhe të Shqipërisë, ardhjen në pushtet të Sali Berishës. Grindjen më të madhe në jetën time e kam pasur me tim, për Sali Berishën. Të gjithë e pritëm me gëzim se do të bënte ndryshimin dhe e kishte në dorë të bënte ndryshimin. Në vitin 1992 thuajse 90% e popullit shqiptar e donte. Unë isha i djathtë dhe babai asokohe më tha: Dëgjo more djalë, gjyshërit dhe stërgjyshërit e tij, kanë djegur kishën dhe i kane përzënë nga fshati.
Pleqtë e malësisë së Gjakovës e kanë thënë; E keni marrë vesh kush është vendosur në krye të shtetit? Një njeri nga familja që ka djegur kishën, nuk e lëshon pushtetin pa djegur tre herë Shqipërinë! Është fatkeqësi për kombin tonë, që ky njeri është vendosur në krye të pushtetit.
Rudina Xhunga: Uroj të ketë mbaruar koha e djegieve në Shqipëri!
“Po të mos ishte për Amerikën, prapë do ta digjte'”- u shpreh Petrit Vukaj në Dritare TV.
ObserverKult