1. Ishte koha kur “udhëheqësi i dashur dhe i shtrenjtë i partisë dhe i popullit”, – kështu thuhej për të – shoku E. Hoxha, puthej në buzë me miqtë tanë të shtrenjtë. Këtë e pamë me sy, kur u puthë buzë më buzë me Hrushovin e më pas me Çu En Lain, ose Çunin e Lalës, siç i thoshin tiranasit…
Po kurrë nuk e pamë të priste dhe të takonte ndonjë kosovarë. Pra, ishte koha e kulmit të dashurisë për “vëllezërit kinezë” dhe e kthimit të shpinës “miqve kosovarë”.
2. Kur vdiq diktatori Enver Hoxha, pati shkolla dhe institucione ku u qa kolektivisht. Madje, secilit nxënës iu kërkua të shkruante një poezi (këngë vaji) për “humbjen e udhëheqësit të dashur dhe të shtrenjtë të partisë dhe të popullit”.
Po ashtu, në një repart ushtarak, komisari, pasi jep “haberin e gjëmshëm”, sigurisht duke qarë, u thotë vartësve që të shkonin në dhomat apo zyrat e tyre dhe “të kërrenin nga një vjershë”, ku të shprehnin dhimbjen e thellë për këtë “gjëmë”.
Edhe vetë komisari shkon në zyrën e tij dhe ulet “të kërrente vargjet e vajit”. Oficeri X, pasi e shtrydh shumë mendjen dhe nuk “kërren” dot asnjë varg, ngrihet dhe niset për te komisari që t’i kërkonte ndihmë.
Dera e komisarit ishte hapur, ndërsa komisari, me stilograf në dorë, i kërrusur mbi një fletë të bardhë dhe i zhytur plotësisht në botën e tij të vockël, sa nëntë shkronjat e udhëheqësit, po lloisej. Oficer X, kureshtar se ç’mund të kishte shkruar komisari, shkon ngadalë drejt tij, i del nga mbrapa dhe shikon dy vargjet e vetme që kishte “kërryer” komisari:
As na hahet, as na pihet
jemi bërë kërcu…
(Marrë nga profili në Facebook i Bajram Karabollit)
Lexo edhe:
ObserverKult