“Revoltohet” Kristi Popa: Arti është bërë i përciptë, mjafton të ekspozosh diçka dhe njerëzit do e pëlqejnë

Artisti dhe kompozitori, Kristi Popa, në një intervistë për News24 ka folur se si ishte për të viti 2022 dhe nuk ka ngurruar të flas dhe për situatën e artit në Shqipëri.

“Arti është bërë shumë i përciptë nuk i takon më kodit esencial E por kodit formal F, që do të thotë forma ka më shumë rëndësi se përmbajtja.

Mjafton të ekspozosh diçka që duket interesante dhe njerëzit do e pëlqejnë.

Ndoshta është një kohë e përkohshme, ndoshta e ardhmja do sjell diçka tjetër por jetojmë në një individualizëm të jashtëzakonshëm ku secili ka artin e tij ose ne dukje artin e tij, kjo mbetet për t’u parë” – tha Kristi Popa.

———————-

Lexo edhe:

NË SHQIPËRI ARTI ËSHTË KTHYER NË “FAST FOOD”

Bisedë me Sonela Piranin, themeluese dhe drejtoreshë e Festivalit të Filmit të Pavarur – Idromeno

Bisedoi: Fahredin Spahija

-Ka mbetur edhe një muaj deri te fillimi i Festivalit Idromeno, në Shkodër. Pjesëmarrësit janë bërë të ditur, tashmë. Na thuani diçka për konceptin e edicionit të parë të këtij Festivali?

-Edicioni i parë i Idromeno Independent është konceptuar nga një grup studentësh kryesisht si një përgjigje ndaj letargjisë së përgjithshme që ka kapluar botën e filmit në Shqipëri. Më tepër sesa një Festival Filmi Idromeno është një lëvizje arti, flasim gjithmonë në terma modestë, që ka për synim krijimin e kushteve për një brez të ri kineastësh të pavarur.

Ju jeni themeluesja dhe drejtoresha e këtij Festivali të Filmit, prej nga ideja për themelimin e një Festivali filmik dhe pse pikërisht me emrin Idromeno?

-Idromeno është themeluesi i kinemasë së parë shqiptare, një personazh i keqpërdorur e pak i njohur thellësisht. Kam qenë pak përplekse për këtë emër pikërisht për këtë arsye: një Mjeshtër i Madh (mjerë ne për titujt e pavend që po japim në Shqipëri kohët e fundit) meriton të celebrohet me dinjitet dhe prandaj i gjithë stafi po punon me seriozitet për realizimin me sukses të këtij edicioni të parë.

Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU:

/Observerkult